Joveski ende po e përgatit kërkesën për interpretim të ligjit të Prokurorisë Speciale

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski ende nuk e ka dërguar kërkesën për interpretim autentik të nenit 22 për Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria thonë se ende janë në fazën e përgatitjes dhe kur të dërgohet do ta njoftojnë opinionin.  Fati i PSP-së nuk dihet dhe topi tani është gjuajtur në relacionin Gjykata Supreme-Prokurori-Kuvend.

Sipas ekspertit juridik, Naser Zyberi dhe pse Prokuroria Themelore Publike do të dorëzojë kërkesë deri te Kuvendi i Maqedonisë të kryejë interpretim autentik, gjegjësisht sqarim të nenit 22 të Ligjit për PSP i cili e kufizon periudhën kohore për hapjen e procedurave hetimore dhe ngritjen e akuzave në afat kohor prej 18 muajve, ky akt nuk do të ndikojë që Gjykata Supreme të heqë vendimin për ndalimin e hetimeve të PSP-së pas kësaj periudhe.

“Ai interpretim dhe sqarim që do ta japë Kuvendi, nuk mund ta shfuqizojë vendimin e Gjykatës Supreme, edhe pse i njëjti është tërësisht joligjor”, thotë Ziberi.

Sipas tij, atë vendim mund ta shfuqizojë vetëm organi të cilin e ka marrë në këtë rast, Gjykata Supreme.

Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike më 7 shkurt kërkoi interpretim autentik nga Kuvendi i Maqedonisë për nenin 22 të Ligjit për Prokurori Speciale, pasi që Gjykata Themelore u kërkoi që të deklarohen për kompetencat në disa lëndë të Prokurorisë Speciale.  Më 30 janar, me shumicë votash  gjykatësit suprem ka miratuar vendim se hetimet e PSP-ë, të cilat i ka hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të, nuk munden të vazhdojnë më tej. Hidhen poshtë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera.

Prokurorisë Speciale i janë marrë edhe hetimet “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka e Postës” dhe i kthehen Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, prej ku paraprakisht janë marrë. Në fakt, të gjitha hetimet e marra nga Prokuroria e rregullt janë kthyer nga Katica Janeva te shefja e Prokurorisë Themelore PublikeVilma Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button