Buffon: E dashuroj Juventusin, por PSG më ka dhënë entuziazëm

Gianluigi Buffon ka bërë një deklaratë të çuditshme për Juventusin dhe për kohën e tij te PSG-ja.

Gianluigi Buffon ka thënë se ai e dashuron ende Juventusin, por PSG i ka dhënë atij më shumë entuziazëm.“Aventura ime në Francë? Ka qenë një përvojë e bukur deri më tani “, tha 41-vjeçari për La Stampa, përcjell lajmi.net.

“Riprogramimi i vetes me entuziazmin që kam vënë, më ka dhënë shumë dhe më ka përmirësuar.

“Unë u zhvendosa pas 40 vjetësh së jetuarit në një zonë rehatie dhe u ktheva në lojë, si në fushë ashtu edhe në jetë.

“Ndoshta njerëzit nuk më besojnë apo mendoj se është gjepura, por për mua një gjuhë e re më evolon dhe zgjeron mendjen time.

“Pse PSG? Mendoj se ata më donin, sepse e bëra të disponueshme njohurinë time, gjithçka që mësova në një klub unik si Juventusi, transmeton lajmi.net.

“Marrëdhënia me ish klubin tim? Ne jemi si shokë të vjetër. Unë jam i dashuruar në Juven, ne do të duam gjithmonë njëri-tjetrin. Edhe ndarja jonë nuk shkaktoi polemika. Ka respekt dhe nderim të madh.

“E ardhmja ime? Ende po ëndërrojë në moshën 41 vjeçare. Kur ëndërron, është mirë të shohësh veten në situata kaq të ndryshme.”, ka shtuar më tej Buffon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button