fbpx

E dështuar është gazetaria me anshmëri

Burimi: KriThink

Derisa vazhdon misteri i mënyrës së ikjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, do të vazhdojnë edhe manipulimet mediatike rreth rastit në fjalë. Mediat marrin çekanin për ta vënë drejtësinë edhe pse çekani i takon dikujt tjetër.

“Katica ka dështuar, ajo u njoftua se Gruevski ka tërhequr 120.000 euro por, nuk reagoi!”. Kështu thotë titulli i tekstit që e recensojmë. Titull që autori e bazon në deklaratën e një autoriteti, dhe prerazi paragjykon se “Katica – prokurorja speciale- ka dështuar”. Nuk është detyrë e gazetarit paragjykimi. Trajtimi i tij duhet të jetë i paanshëm. Sidomos, kur në tekst janë të përfshirë dy palë.

Lajmi i plotë

Link deri te artikulli origjinal: “Katica ka dështuar, ajo u njoftua se Gruevski ka tërhequr 120.000 euro por, nuk reagoi!

Data dhe koha e publikimit: 06.02.2019

Data e recensionit: 12.02.2019

Recensues: Xhenis Sulimani

Në titull nuk jepet mendimi i gazetarit

Teksti ka cituar burimin (portalb.mk) nga e ka transmetuar informacionin. Megjithatë, duke ia ndërruar titullin origjinal, ka bërë që produkti të jetë i njëanshëm, por edhe i pasaktë derisa nuk e ka dokumentuar deklaratën e autoritetit në të cilin është thirrur.

Titulli gjithashtu demantohet edhe nga deklarata e prokurores speciale, të cilën e ka paragjykuar autori.

“Aq sa jam e njoftuar ato para nuk kanë qenë në asnjë llogari, por në disa llogari në disa banka të të dënuarit Nikolla Gruevski. Ne në mënyrë decide themi, nuk ishim të njoftuar në lidhje me atë se ai i ka zbrazur llogaritë”, deklaroi Katica Janeva.

Prandaj, lehtë mund të përfundojmë se me anë të titullit autori tenton të manipulojë me opinionin. Kështu,duke u thirrur në një autoritet, mbështetë tendencën manipuluese.

Nuk ndihmohet mendimi kritik me paragjykime

Gazetari nuk duhet ta keqpërdorë mundësinë e komentimit. Roli i gazetarit është transmetimi i informacioneve mbi baza te vlerave etike dhe mbi bazë të objektivitetit dhe saktësisë. Megjithatë, sikur në rastin konkret, gazetari gabon kur gjykon se a ka dështuar apo jo prokurorja, veçanërisht kur kjo e fundit mohon akuzën në adresë të saj.

Nëse qysh në titull ishim njoftuar, sikur te teksti origjinal, se kush është kundër prokurores speciale, atëherë gjithçka do të ishte në rregull me tekstin. Paanshmëria është pesha më e madhe e gazetarit në peshore. Nëse i shtojmë tekstit anshmërinë, ai nuk peshon më, sidomos kur me vete nuk ka as argumentet.

Mos gjykoni dhe paragjykoni në titull

Opinioni nuk duhet të paragjykojë një tekst nga titulli. Nuk duhet tu besojmë sot titujve dhe të marrim çekanin për gjykim. Opinioni duhet ta lexoj tekstin. Teksti i sotëm është dëshmi se pse duhet lexuar i gjithë produkti. Pikërisht për faktin se shpesh vet teksti e kundërargumenton titullin, që sot është bërë trend manipulimi. Një mendje kritike kultivohet vetëm atëherë kur në mendje vëndon argumentet dhe gjithë mendimet e protagonistëve, pa dallim. Vetëm në këso rastesh gjykimet mund të jenë të drejta.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button