fbpx

Gazetari nuk guxon të mallkojë!

Burimi: KriThink

Populli është ai që ka të drejtë të shajë, të mallkojë e të kërkojë llogari nga politikanët. Gazetari ka të drejtë të kërkojë llogari si ndërmjetës i popullit, por nuk ka të drejtë të mallkojë. Nuk është profesionale dhe dalin në sipërfaqe emocionet dhe subjektiviteti, anshmëria e tij, e jo faktet, siç duhet të jetë sipas teorisë së gazetarisë.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli: Kujdes nga akulli në rrugët e Tetovës, mund të thyeni dorën me të cilën keni votuar kryetaren e komunës (Video)

Data e publikimit: 29.01.2019

Data e recensionit: 12.02.2019

Recensuese: Ferikan Iljazi

Në tekstin që po rencensojmë autori ka mallkuar ose “nemur” qytetarët që e kanë votuar kryetaren e Tetovës Teuta Arifi, duke iu “mbajtur leksion” se shkaku i votës së tyre, tani Tetova gjendet në gjendje të tillë siç është paraqitur në tekstin e televizionit “Alsat” që e ka huazuar gazeta “Lajm”.

Kujdes nga akulli në rrugët e Tetovës, mund të thyeni dorën me të cilën keni votuar kryetaren e komunës”

Gazetari në këtë rast ka shfaqur gjithë emocionin e tij, mllefin ndaj kryetares së Tetovës, duke e bërë të qartë se vlerësimin për punën e saj, e bën në mënyrë subjektive, e jo siç do duhej të jetë, me fakte, pra në mënyrë objektive.

Nxjerrni vetë konkluzat!

Në vend se ti jepen faktet dhe lexuesi të bëjë vlerësim, ndoshta edhe më të ashpër se gazetari, në këtë rast gazetari ia ka kufizuar vlerësimet lexuesit duke e bërë të qartë se “e urren Teutën”.  Ndoshta kjo nuk është vërtetë urrejtje ose mllef, por fjalët që janë shkruar tingëllojnë si të tilla.

Ky tekst është shembull i shpeshtë në lajmet që i hasim nëpër mediat në gjuhën shqipe. Titulli shfrytëzohet për të vendosur lexuesit në grep ndërsa teksti pastaj nuk është siç paralajmërohet. Titulli duket sikur do të lexojmë ndonjë mallkim të lexuesve ose ngjashëm, por teksti është i tëri i televizionit i cili nuk ka shfrytëzuar asnjë element subjektiviteti siç ka bërë portali me titullin.
Kuptohet se lexuesit ose qytetarët janë ata që më së miri dinë të vlerësojnë lajmet bazuar nga gjendja e tyre e përditshme. Lexuesi duhet të bëjë një filtër të mediave që publikojnë lajme të dyshimta, ato që publikojnë lajme të vërteta, ato që jo gjithmonë janë objektiv dhe ngjashëm, dhe në këtë mënyrë do ta dijë se cilin lajm ta marrë me rezervë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close