Mbi 40 për qind e specieve të insekteve mund të zhduken së shpejti

Më shumë se 40 për qind e specieve të insekteve mund të zhduken në dekadat e ardhshme, ka paralajmëruar një studim i ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rënia mbarëbotërore e entomofaunës: Përmbledhje e shtytësve të saj”, shkruar nga Francisco Sanchez-Bayo në Universitetin e Sidneit dhe Kris Wyckhuys në Akademinë e Shkencave Bujqësore të Kinës, zbuloi se një e treta e llojeve të insekteve janë nën kërcënim dhe rënia në numrin e tyre mund të ketë efekt “katastrofik” në Tokë.

Studimi, i botuar në revistën Biological Conservation, tha se shkalla e zhdukjes së insekteve është 2,5 përqind në vit, duke sugjeruar se ato mund të zhduken brenda një shekulli.

Shkencëtarët paralajmëruan se humbja e habitateve natyrore, përdorimi i pesticideve dhe plehrave në ferma dhe emetimet nga fabrikat dhe qytetet janë “shtytësit kryesorë” të rënies së numrit, ndërsa speciet pushtuese dhe ndryshimet klimatike janë shkaqe shtesë.

Hulumtimi theksoi se shkalla e zhdukjes së insekteve është tetë herë më e shpejtë se ajo e zogjve, gjitarëve dhe zvarranikëve, duke shtuar se Lepidoptera, një rend i insekteve që përfshin flutura dhe molat, Hymenoptera, që përfshin grenzat, bletat dhe milingonat, dhe Coleoptera, që përfshin brumbullin e plehrave, janë llojet më të prekura.

Insektet, burim ushqimi për shumë lloje të tjera, si zogjtë dhe gjitarët, janë me rëndësi të veçantë për ekosistemet e tokës dhe kafshët e egra.

Shkencëtarët kanë kërkuan veprim të shpejtë për të parandaluar zhdukjen në masë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button