74 vjet nga “Rilindja”

Sot bëhen 74 vjet nga shtypja për herë të parë e gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja” në Kosovë.

Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe pas numrit të 60-të, gazeta fillon të shtypet në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Gazeta fillimisht botohej një herë në javë dhe më pas nga qershori i vitit 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 filloi të dalë si e përditshme.

“Rilindja” u mbyll nga administrata serbe më 5 shtator 1990. Një pjesë e stafit të kësaj gazete e vazhdoi punën me shtypjen e gazetës së përditshme me “Bujku”.

“Bujku” ishte revistë e profilizuar në bujqësi pasi nuk mund të dilte ndryshe për shkak të politikës.

Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por pas një kohe u mbyll sërish.

Më poshtë numri i parë i gazetës:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button