Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për situatën në Kosovë.
Raporti tremujor për gjendjen në vend do t`i paraqitet anëtarëve të këshillit dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Duke u nisur nga përmbajtja e raportit tashmë të publikuar, diskutimet në mbledhjen e radhës së këshillit pritet të fokusohen në çështjen e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën, në problemet në veri të vendit dhe në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në takimin e sotëm do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button