fbpx

U ngrit flamuri i NATO-s para Qeverisë, Zaev: Ardhmëria jonë më nuk është fat, por e kemi në duart tona

“Nëpërmjet anëtarësimit në NATO do të realizohet anëtarësimi në BE, ndërkaq vlera më e madhe do të jetë ajo që do të ketë mundësi, barazi dhe drejtësi për të gjithë. Ardhmërinë nuk e kemi fat, por fatin e kemi marrë në duart tona dhe e kemi përcaktuar ardhmërinë”, Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në ceremoninë solemne përpara Qeverisë u ngrit flamuri i NATO-s, raporton Portalb.mk.

“Sot e ngritim flamurin e NATO-s, që bashkë me atë evropian dhe të Maqedonisë, e cakton ardhmërinë, jo vetëm ardhmërinë tonë, por edhe të brezave tonë. Kjo nuk është vetëm simbolikë, por realitet. Kjo është faqe e re për historinë tonë. Mundemi të gjithë të jemi krenarë që e jetojmë kohën e re, erën e ndërtimit të shoqërisë demokratike”, tha kryeministri Zaev.

Zoran Zaev, ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Zoran Zaev, ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Ai shtoi se përfundimisht dolëm nga “rruga” ballkanike dhe u kthyem në “autostradën” e cila na dërgon drejt Bashkimit Evropian.

“Arritëm që nga rruga ballkanike në të cilën pritëm me dekada të kthehemi në autostradën drejt Evropës, ndërkaq në periudhën në vijim do të jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejt në periudhën më të rëndësishme që nga pavarësimi, në të cilën vetë do të vendosim për ardhmërinë, por edhe në shpejtësinë e të cilën do të arrijmë deri te qëllimi. Ne nuk besojmë në tregimet për shkatërrimin e Bashkimit Evropian, ne e shohim si më të fuqishme, ne jemi pjesë e saj edhe historikisht edhe politikisht. Përpara nesh kemi punë të madhe që duhet të mbarohet. Brukseli nuk do të na shohë ndërmjet gishtave. Dikur do të na kërkohet edhe qime në vezë, nuk do të ketë lëshime. Nuk do të arrijmë në Evropë nëse nuk punojnë. Nuk na duhet vetëm ne Evropa, por edhe ne i duhemi Evropës pasi që kemi çfarë t’i japim – multikulturë, bashkëpunim, shkencë”, tha Zaev duke e ftuar opozitën që të bashkëpunojë në rrugën drejtë anëtarësimit.

Zoran Zaev, ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Zoran Zaev, ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Zaev ftoi gjithashtu që askush të mos pengoj në realizimin e qëllimit të anëtarësimit, pasi që alternativë tjetër për shtetin tonë as ka, por as ka pasur ndonjëherë.

“Të gjithë janë të barabartë pa marrë parasysh se çfarë gjendje financiare kanë. Tani kur i realizojmë interesat nacionale strategjike, tjetër zgjidhje më të mirë nuk ka. Të mos gënjehemi, askush deri më tani nuk ka ofruar zgjidhje tjetër. Nuk guxon ajo që të pengohet për shkak të rivaliteteve tona. Në atë drejtim shkojnë edhe fqinjët tanë, miqtë nga rajoni. Ajo është rruga e lirisë. Idetë tona duhet që të na çojnë drejt qëllimit të njëjtë, dhe atë të mos e pengojnë betejat për pushtet. Me hapjen e kapitujve të Brukselit do të ketë punë për të gjithë edhe për deputetët edhe për presidentin e Maqedonisë”, tha kryeministri, transmeton Portalb.mk.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Kryeministri i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për të arritur këtë ditë, duke përmendur ish presidentët e shtetit, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski dhe Branko Crvenkovski.

Në fund, Zaev tha të rrojë Republika Evropiane e Maqedonisë së Veriut.

Në solemnitetin e sotëm morën pjesë, ambasadorë, funksinarë shtetëror të lartë, deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të bashkësive fetare, liderë të partive, përfaqësues nga gjyqësori, guvernatorja e Maqedonisë dhe ish kryeministra.

Në mesin ish politikanëve ishin dy ish kryeministrat, Lubço Georgievsi , Hari Kostov dhe Vllado Buçkovski. Ceremoninë e ndoqën edhe gjykatësit kushtetues, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, prokurori i shtetit, Lubomir Joveski, avokati i popullit, Ixhet Memeti dhe të tjerë.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Ceremoninë e ndoqën edhe oficerët nga Shtabi Gjeneral i Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Prej liderëve të partive, morën pjesë kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, kryetari i partisë së romëve, Amdi Bajram.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Munguan lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Mungoi gjithashtu lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ka thënë se nuk ka mundur të vijë për shkak të “obligimeve”.

Edhe presidenti Gjorge Ivanov nuk mori pjesë në ceremoninë, sipas Kabinetit të tij, Qeveria nuk e ka ftuar presidentin.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Ndryshe, prej kësaj jave ka filluar procedura për ndërrimin e tabelave dhe mbishkrimeve të institucioneve. E para e ka nisur Qeveria e Maqedonisë e cila i ka hequr shkronjat e mbishkrimit që t’i zëvendësojë me “Qeveria e Maqedonisë së Veriut”.

Pritet gjithashtu edhe nota verbale nga Greqia me të cilën do ta njoftojë Republikën e Maqedonisë se janë tejkaluar të gjitha  pengesat për dhënien fund të kontestit disadekadësh për emrin, ndërkaq Maqedonia në Gazetën Zyrtare duhet që ta publikojë emrin e ri dhe datën prej kur do të duhet të përdoret ky emër.

Emri i ri i shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në shqip pasi që, siç ka deklaruar para ca kohës zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, shqiptarët janë 20% në nivel shtetëror.

Nota verbale dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO erdhi pasi që më 6 shkurt të 2019-s, në Bruksel u nënshkrua Protokolli hyrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nga ana e ambasadorëve të 29-të vendeve të Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button