Hulumtim, ja çfarë mendojnë qytetarët për problemin me qentë endacak në Maqedoni

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë (60.1%) konsiderojnë se zgjidhja më përkatëse për problemin me qentë endacak është të sigurohet strehimore ku do të strehohen, dhe madje më shumë se një e katërta e qytetarëve të anketuar (26.9%) do të adoptonin një qen nga rruga. konfirmon hulumtimi i dytë i mendimit publik të zbatuar për emisionin “Detektor” të TV Sitel, transmeton Portalb.mk.

62.1% e qytetarëve konsiderojnë se është e gabuar që të lejohen qentë endacak të shëtisin të lirë në rrugë, ndërsa më shumë se gjysma e qytetarëve janë të përgatitur të paguajnë tatime më të larta nga komunat për të siguruar strehimore për qentë endacak (54.5%),

Më shumë se gjysma (57.8%) e qytetarëve konsiderojnë se komunat nuk kanë qasje përkatëse për menaxhimin me problemin me qentë endacak dhe se ky problem këtë vit është më i madh krahasuar me vitin e kaluar (53.3%).

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se “është në rrjedhë aksioni i sinkronizuar me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari me të cilin presim se në qytetin e Shkupit do ta krijojmë regjistrin e qeneve shtëpiak, me të cilin do të parandalojmë fluksin kryesor për kafshëve nëpër rrugë”.

Radmilla nga “Amina Mundi” shtoi se “pa këtë masë, asnjë rregullativë tjetër ligjore nuk mund të zbatohet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button