Analizë: 70 për qind e veturave të Njësive Kundërzjarrit janë nga shekulli i kaluar

Njësitë Kundër Zjarrit në Maqedoni posedojnë vetëm 220 vetura, ku nuk bien vetëm cisternat dhe veturat për shuarjen e zjarrit, por edhe të gjitha veturat e ekipeve kundërzjarrit, zbulon baza e të dhënave të veturave të të gjithë 30 Njësive Territoriale Kundër Zjarrit, të përpunuar nga Qendra për Komunikime Civile, transmeton Portalb.mk.

Vjetërsia mesatare e këtyre veturave është 27 vjet dhe madje 154 nga 220 vetura (70 për qind) janë prodhuar në shekullin e kaluar.

“Për dallim, ministritë dhe komunat kanë në dispozicion 2.645 vetura të udhëtimin. Te veturat e udhëtimit ka situatë të kundërt, gjegjësisht vetëm 29 për qind janë nga shekulli i kaluar, ndërsa 71 për qind janë blerë në mileniumin e ri”, thuhet në analizë.

Veturat e Kratovës janë më të vjetra – me vjetërsi mesatare prej 39 vjet, derisa vetura më të reja të vozitjes e ka Velesi – me vjetërsi mesatare prej 18 vjet. Përveç Kratovës, vjetërsi mesatare prej 30 vjetëve kanë edhe veturat e njësive kundërzjarrit në Manastir, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Krushevë, Ohër, Shën Nikollë, Strugë dhe Strumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button