Programi Kulturor Vjetor 2019: Shumë zhurmë për asgjë

Programi Vjetor Kulturor (PKV) i Maqedonisë këtë vit nga artistët u karakterizua me “mjete të pamjaftueshme” e kurse nga mediat si “ndarje e mjeteve në baza etnike”. Më së shumti u reagua për refuzimin e projektit “Skopje Jazz Festival”, dhe fitimin e mjeteve të projektit “Jazz Fest Tetova”, transmeton Portalb.mk.
Por e para nuk ka pasur dokumentacion të kompletuar ndërsa kjo e dyta, paratë do t’i merr sepse i plotëson kushtet.

Për të qenë transparent, sot komisionet e veprimtarive të caktuara filluan rishqyrtimin e projekteve të refuzuara.

“Dua ta informoj opinionin se të gjitha vendimet e aplikacioneve të refuzuara do të anulohen dhe përsëri do të shqyrtohen dhe nëse përcaktohen parregullsi, lista e projekteve të mbështetura do të plotësohet“, tha ministri i kulturës Asaf Ademi. Deklaratë të ngjashme dha edhe kryeministri Zoran Zaev. 

Rishqyrtimi i projekteve të refuzuara në prani të medieve: Rritje e transparencës

Latif Mustafa
Latif Mustafa

Hapi për rishqyrtim të vendimeve të refuzuara në prani të medieve, sipas publicistit Latif Mustafa është një hap para transparencës dhe llogaridhënies.

“Ministri Ademi për mendimin tim, po jep një leksion demokracie që i ka munguar gjatë këtij vendi. Edhe atë për dy gjëra: e para, dispozicioni i tij që në prezencë të medieve të rishikojë projektet që nuk kaluan në komisionin përkatës; e dyta, gatishmëria e tij për të dhënë dorëheqje. Reagimet histerike erdhën nga të dy kampet politike maqedonase, përfshi këtu edhe tentakulat e tyre në shoqërinë civile dhe “intelektuale”. Këto reagime zbulojnë një perspektivë të re të një të vërtete të vjetër”, tha Mustafa.

Shumë zhurmë për asgjë: Skopje Jazz Festival dhe Jazz Fest Tetova

Arsyeja e refuzimit të “Skopje Jazz Festival” sipas kryetarit të Komisionit për folklor dhe veprimtari skenike – muzikore, Pleurat Gashi ka ardhur si rezultat i dokumentacionit të pakompletuar. Edhe pse u bë fushatë që t’i merren mjetet projektit “Jazz Fest Tetova”, kjo nuk do të ndodh.

Pleurat Gashi

“Ne shumë mirë e dimë se pse e kemi anuluar projektin herën e parë, por meqë ministri solli vendim që të shqyrtohen sërish, u mblodhëm. Nuk pritet të ketë ndryshim të vendimit fillestar, ai vendim do të jetë. Mjetet nuk mund të merren nga projektet që tashmë janë financuar, por mund të parashihen mjete shtesë edhe nëse ka ndryshim. Jazz Fest Tetova mund ta ketë drejtoreshën shqiptare, por ajo nuk i afirmon vetëm artistët shqiptarë. Vjet ka pasur artisë të huaj, këtë vit do të ketë turq”, tha Gashi për Portalb.mk.

Pas publikimit të rezultateve, nga “Skopje Jazz Festival” reaguan duke thënë se nuk kanë qenë të habitur për refuzimin duke e marrë parasysh gjendjen aktuale të Ministrisë së Kulturës, duke aluduar më shumë në etni se sa profesionalitet.

“Nuk kemi qenë të habitur nga vendimi për refuzim, duke e marrë parasysh gjendjen në Ministrinë e Kulturës, na ka mbetur mundësia e vetme që të parashtrojmë ankesë, përskaj opsionit të fundit të shfuqizimit të festivalit “Offest” dhe “Skopje Jazz Festival””, reaguan nga “Skopje Jazz Festival”.

Nuk kanë qëndruar të heshtur as “Jazz Fest Tetova”. Në reagimin e tyre ata thanë se nuk janë fajtor se pse u refuzua “Skopje Jazz Festival”.

“Që në ditën e parë të formimit festivali jonë e ka pasur si parim multikulturalitetin, ku në mënyrë të barabartë janë shfaqur artist të etniteteve të ndryshme, pa të cilët nuk do kishte kuptim ky festival. Ne nuk gëzohemi me fatkeqësinë e tjetrit, po në të njëjtën kohë nuk mund të jemi as fajtor për të njëjtën gjë”, reaguan nga “Jazz Fest Tetova”.

Reaguan edhe për vendimet e Komisionit për veprimtari dramatike

Ylber Nuredini

Drejtori i “Festivalit të Teatrit Shqiptar”, Ylber Nuredini ka reaguar për vendimin e Komisionit veprimtari dramatike.

“Bëj thirrje publike te ministri i Kulturës, Asaf Ademi që ta radhisë Festivalin “Teatri Shqiptar i Dibrës” edicioni i 18-të, në këtë tabelë, sepse e meriton. O ju o kush tjetër?”, tha Nuredini.

Meqë kryetari i Komisionit për veprimtari të dramës, Petar Arsovski mungonte sot, sepse ishte në vizitë në Bullgari, Portalb.mk ka dorëzuar pyetje se a do të ndryshohet vendimi për këtë festival?

Çdo vit ka pluhur: Fokusi të jetë te suksesi, e jo projektet e fituara

Regjisori Ibër Deari deklaroi se pluhur mbi Programin gjithmonë ka pasu mbi projektet, por nuk duhe të ndodh kështu. Pluhur përfundimisht duhet të hidhet mbi suksesin e projekteve të realizuara.

Ibër Deari

“A ja vlen të financohen njerëzit e njëjtë apo duhet të krijojmë kushte të reja se kush në të vërtetë duhet të fitojë. Për mua nuk është sukses financimi i shumë artistëve, për mua është sukses që të kemi pak artistë, por më shumë art. Nga ato pak projekte që kemi pasur, të shohim se kush dhe çfarë ka bërë. Projektet janë të mira për mëhalla, por ku më tutje?! Ministria përfundimisht duhet të vendos një filtër apo një komision, që pasi t’i ndajë projektet, të shikohet se në çfarë niveli po realizohen dhe ku po realizohen. Nga Ministria duhet punësohen disa kritikë në çdo teatër, t’i shikojë shfaqjet dhe t’i vlerësojë drejtë. Imagjino artistët bëjnë punë shkel e shko, pa i dhënë as një llogari askujt. Jemi viti 2019-të dhe akoma mundohemi me shit mend se unë bëj art, por publiku s’po kupton dhe s’di me kritiku e të vlerësojë”, u shpreh Deari.

LEXO: VMRO-DPMNE kërkon që Ministri i Kulturës të japë dorëheqje
LEXO: Kryetari i komisionit: Festivalet dhe ngjarjet më të mëdha ishin shkelësit më të mëdhenj të kërkesave të konkursit
LEXO: Asaf Ademi: Të gjitha projektet e refuzuara do të shqyrtohen përsëri
LEXO: Ministria e Kulturës ka shpallur rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve për vitin 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button