Me propozim të LSDM-së, nëna e “Boki 13” u bë anëtare e Komisionit për Qasje të Lirë deri te Informatat

Jasminka Jovanovska, nëna e pronarit të “1TV”, Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13”, të premten në seancë kuvendore është votuar për anëtare e re e Komisionit për Mbrojtje të të Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik, transmeton Portalb.mk

Deputetët të premten në seancë e kanë miratuar vendimin që Jvanovska të bëhet anëtare e Komisionit. Burimet e Laboratorisë Hulumtuese Raportuese (LHR) nga LSDM dhe të cilët kanë vendosur, thonë se rekomandimi për Jovanovskën ka ardhur personalisht nga Aleksandar Kiracoski, gjegjësisht sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe deputet në Kuvend. Këtë e kanë konfirmuar edhe deputetët e LSDM-së dhe deputetët nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nga të dy partitë.

“Nga VMRO-DPMNE ishim vetëm unë dhe Liljana Kuzmanovska dhe ne nuk votuam për propozimin”, thotë deputeti Ilija Dimovsi. Ai thotë se nuk ek a ditur se Jovanovska është në lidhje familjare me Bojan Jovanovski. Deputetët e LSDM-së në bisedë me LHR-në, gjithashtu thonë se nuk e kanë ditur se për kë bëhet fjalë.

Sipas biografisë së dorëzuar në Kuvend, Jovanovska ka punuar si juriste në Qendrën Ndërkomunale për Çështje Sociale në Qytetin e Shkupit. Nga viti 1998 është e punësuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në vendin e punës udhëheqës sektori për mbrojtje sociale.

LHR nëpërmjet sms porosive dhe e-mailit e ka kontaktuar Jovanovskën. E kanë pyetur se si ka marrë vesh për shpalljen, me rekomandimin e kujt është nominuar, çfarë e bën të kualifikuar për këtë pozitë dhe a vlerëson se LSDM ka rol në zgjedhjen e saj? Jovanovska ka thënë që në ditët në vijim do të marrin përgjigje për pyetjet.

LHR ka tentuar të kontaktojë edhe me Kiracovski, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin. Është pyetur se me çfarë propozimi është zgjedhur Jovanovska dhe nëse është e kualifikuar për atë pozitë. Por, i njëjti s’është publikuar.

Sipas ligjit për qasje të lirë deri te informatat, anëtarët e këtij komisioni zgjedhen me propozim të Qeverisë.

Komisioni, sipas ligjit do të duhet të emërojë pesë anëtarë (kryetar, zëvendës dhe tre anëtarë). Sipas internet faqes ka vetëm një anëtare – Valentina Fidanovska dhe kryetari Blerim Iseni.

Shpalljen për zgjedhje të zëvendës/kryetarit dhe dy anëtarëve të tjerë e kanë publikuar Kuvendi në seancë më 19 janar. Në shpallje janë paraqitur gjithsej 7 kandidatë, prej të cilëve Kuvendi ka vendosur vetëm për Jovanovskën që të jetë anëtare. Sipas Ilija Dimovskit, vetëm dy kandidatë i kanë plotësuar kushtet.

Sipas shpalljes, kandidatët të cilët janë paraqitur do të duhet që të jenë shtetas të Maqedonisë, të kenë së paku 240 kredi EKTS ose shkallën VII/1 të fakultetit juridik. Në shpallje kërkohet që kandidatët të mos jenë anëtarë të ndonjë partie politike dhe të posedojnë një nga pesë certifikatat ndërkombëtare ose vërtetim për njohjen e gjuhës angleze jo më të vjetër se 5 vjet.

Komisioni për Mbrojtje të së Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat që nga fundi i prillit të vitit të kaluar është lënë me vetëm dy anëtarë.

Portalb.mk ka dorëzuar deri te ky komision tre ankesa, megjithatë për shkak se ekipi nuk është formuar i njëjti ende nuk ka vendosur për të njëjtat.

Komisioni me vite nuk ka qenë i besueshëm te qytetarët dhe gazetarët, pasi që thuajse gjithmonë për ankesat vendoste sipas direktivave partiake. Ish kryetari i Komisioni Gjorgji Sllamkov i cili në prill dha dorëheqje u zgjodh pas dy mandateve si kryetar i Komisionit të Antikorrupsionit e cila është përballur me ankesa të ashpra për partizimin e të njëjtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button