Një foshnjë nga Tetova ndërroi jetë nga sëmundja e fruthit

Në orët e vona mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka ndërruar jetë një foshnjë 13 muajshe nga rajoni i Tetovës, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Prej atje theksojnë se foshnja ka ndërruar jetë pas komplikimeve të shkaktuara nga fruthi. Ashtu siç kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë foshnja paraprakisht nuk është vaksinuar. Për vetëm tre ditë ky është rasti i tretë që ndërron jetë foshnje nga fruthi.

“Ministria e Shëndetësisë shprehë keqardhje për vdekjen e foshnjës si rezultat i komplikimeve nga fruthi, sëmundje që ka mundur të parandalohet me vaksinim. Edhe njëherë apelojmë deri te të gjithë prindërit, që me përgjegjësi t’i pranojnë rekomandimet për vaksinim me vaksinën MRP, e cila e mbron nga kjo sëmundje serioze infektuese. Vaksina nga shtëpitë shëndetësore merret falas dhe të njëjtat janë me kualitet të verifikuar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

LEXO: Maqedoni, edhe një fëmijë ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve prej fruthit
LEXO: Maqedoni, ndërroi jetë një foshnjë nga sëmundja e fruthit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button