Komisioni Evropian për disa ditë do të fillojë ta përdor emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Komisioni Evropian është duke u përgatitur që për disa ditë të fillojë ta shfrytëzojë emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, transmeton Portalb.mk.

Pasi të dy vendet e ratifikuan marrëveshjen, Komisioni Evropian pret të përfundojnë të gjitha procedurat e parashikuara mes Shkupit dhe Athinës që të hyjë në fuqi përdorimi i emrit të ri në institucionet evropiane. Maqedonia tani duhet t’i njoftojë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale se Marrëveshja e Prespës hyn në fuqi dhe të kërkojë nga to ta shfrytëzojnë ermin Republika e Maqedonisë së Veriut. Sipas burimeve të diplomatëve, Komisioni Evropian pret njoftim nga Shkupi deri të mërkurën këtë javë, paralelisht me njoftimin deri te Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, disa punë nuk janë qartësuar deri në fund, informojnë nga Komisioni Evropian, gjegjësisht është e paqartë se a do të ndodhë menjëherë ndryshimi i termit ose do të pritet vendimi i Kolexhit të komisarëve ose të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, të parashikuar më 18 shkurt, ku në konkluzionet mund të kushtëzohet zyrtarisht përdorimin i emrit të ri nga ana e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.

Edhe në Këshill edhe në Komision punohet për konfirmimin e procedurave, informojnë nga këto institucione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button