Është larguar mbishkrimi me shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”

Mbishkrimi me shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë, njofton Portalb.mk.

Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit dhe ministrive, ndërkaq më pas duhet që të ndërrohen edhe nëpër objektet tjera shtetërore.

Greqia sot me notë verbale do ta njoftojë Republikën e Maqedonisë se janë tejkaluar të gjitha  pengesat për dhënien fund të kontestit disadekadësh për emrin, ndërkaq Maqedonia në Gazetën Zyrtare duhet që ta publikojë emrin e ri.

Emri i ri i shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në shqip pasi që, siç ka deklaruar para ca kohës zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, shqiptarët janë 20% në nivel shtetëror.

Nota verbale dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO erdhi pasi që më 6 shkurt të 2019-s, në Bruksel u nënshkrua Protokolli hyrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nga ana e ambasadorëve të 29-të vendeve të Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button