Greqi, shqiptari i dënuar arratiset nga spitali

Arratisje spektakolare e një shqiptari nga burgu Nafplion në Greqi. Siç transmetojnë mediat greke, shtetasi shqiptar ka qenë i shoqëruar nga 4 roje në momentin ku po transferohej nga qelia në spital për mjekimin e një plage. Por i ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë, të armatosur, të cilët kanë sulmuar katër rojet duke qëlluar në ajër, shqiptari ka mundur të largohet e të shpëtojë me një makinë, tip Audi.

I burgosuri shqiptar 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia greke, ishte i dënuar me 20 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat për krim të organizuar dhe grabitje me armë. Ndërkaq policia greke ka nisur një aksion për të kapur shqiptarin e arratisur dhe bashkëpunëtorët e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button