Kolona etnike në regjistrimin e popullsisë, Simovski: Shkak për ndërhyrjen e politikës

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski në një intervistë për “Alsat-M” beson se regjistrimi i popullsisë i paraparë për vitin 2020 do të kalojë pa ndikime politike.

Ai thotë se kjo është edhe njëra ndër arsyet pse kërkon që në regjistrim të mos ekzistojë kolona për përkatësinë etnike të qytetarëve. Për dallim nga regjistrimi i dështuar i vitit 2011, këtë herë thotë Simovski do të regjistrohet edhe diaspora, konkretisht personat të cilët mungojnë në vend më gjatë se 1 vit.

“Ajo që ju e përmendët rreth mos përfshirjes së përkatësisë etnike, si shënim në regjistrim është propozimi ynë. Ne vlerësojmë se në këtë mënyrë në regjistrim do ta shkurtojmë fushën e vetme interesante të politikës. Pra, politika në parim është e interesuar për këtë shënim më së shumti. Nëse e kuptojmë këtë, nuk do ketë më interes politika, që të angazhohet për ndonjë regjistrim që do t’i konvenojë disa subjekteve politike”, tha Simovski.

LEXO: Regjistrimi i popullsisë, LSDM kundër grafit etnik, BDI e papërcaktuar
LEXO: Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, opinioni i painteresuar për të dhënë vërejtje dhe sugjerime
LEXO: Novkovska: Regjistrimi pa përkatësi etnike nuk është regjistrim (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button