Kosovë, në një aksident trafiku u lënduan shtatë persona

Nja aksident që ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës, ka lënë të lënduar shtatë persona.

Dy vetura janë përfshirë në këtë aksident. Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button