Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, profesori Bieber: Gjermania është përjashtuar nga bisedat e fshehta

Profesori i Universitetit në Graz Florian Bieber ka përshtypjen se për Kosovën po bisedohet prapa dyerve të mbyllura mbi ndryshimin e kufijve të saj, transmeton Koha.net.

Këtë ndryshim kufijsh, sipas tij, po e përkrahin disa vendeve perëndimore, por jo edhe Gjermania e cila, ka thënë ai, është e papërfshirë në këto biseda.

Për Bieberin, cili zhvilloi një bisedë për agjencinë e lajmeve FoNet, është problem i madh pse Gjermania është përjashtuar nga tregimi “për ndryshim kufijsh”, pasi ,tha ai, nuk ka kurrfarë negociatash që e përjashtojnë Gjermaninë e që ato të sjellin ndonjë rezultat të suksesshëm.

Ai ka pohuar se Kosova është shkaku kryesor që Komisioni Evropian e shikon ndërmjet gishtërinjve presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, sepse, ka thënë ai, “në BE edhe më tej ekziston shpresa se ai do ta zgjidhë këtë problem”.

Duke folur protesta që po zhvillohen në Serbi, ka thënë se protestat për një pjesë të anëtarëve të BE-së janë problem pasi me to po largohet vëmendja nga tema kryesore, që është Kosova.

Sipas interpretimit të Bieberit, deklarata kohë më parë e Thaçit për “një korrigjim të vogël”, i shkon për shtati edhe Rusisë në tezën e saj “mbi bisedimet prapa skenës”.

Ai tërheq vërejtjen se “ndryshimi i kufijve është tregim që hap më shumë probleme se sa që i mbyll ato”.

“Nuk i zgjedh problemet e serbëve që do të mbeten në Kosovë as këmbimi i territoreve”, thotë Bieber.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button