Revoltë kundër plagëve të shoqërisë

Sulmë seksual është çdo lloj aktiviteti seksual ose kontakt, përfshirë përdhunimin, që ndodh pa pëlqimin tuaj. Sulmimi seksual mund të përfshijë aktivitete pa kontakt, si dikush që ju “ndez” juve (duke u ekspozuar ndaj jush) ose duke ju detyruar të shikoni imazhet seksuale referuar Cambridge Dictionary.

Sulmi seksual quhet edhe dhunë seksuale ose abuzim. Sulmi seksual mund të jetë gjithashtu verbal, vizual ose jo-kontakt. Është diçka që detyron një person të bashkohet me aktivitete ose vëmendje seksuale të padëshiruara. Shembuj të tjerë mund të përfshijnë:

  • Qortimi (kur dikush shikon aktet seksuale private pa pëlqim),
  • Ekzibicionizmi (kur dikush ekspozon veten në publik),
  • Ngacmimi seksual ose kërcënimet,
  • Forcimi i dikujt për ti paraqitur fotografit seksuale,
  • Dërgimi i disa teksteve të padëshiruara ose “sexts” (foto ose mesazhe seksuale), të gjitha këto të dhëna të marra nga fjalor dhe ligjet e kushtetutave të shteteve, se si e trajtojn sulmin seksual.

Ngjarja e fundit me vajzën 16 vjeqare nga Drenica na preku thellë në ndërgjegje, dhe u neveritëm si të thuash, të gjithë. Para këtij rasti ne kishim edhe një tjetër në Kavajë.  Nxitimthi më lindë pyetja se a do të kemi edhe më, që lusë sinqerisht Zotin e Madhë që mos të  ketë. Ne nuk duhet të mirremi me pasojën aq shumë, por me shkaqet e këtij fenomeni të ndyrë që nuk ka qenë e njohur në viset shqipfolëse gjithëandej.

Është e pamundur të biem dakord për një burim të vetëm për shkakun e dhunës seksuale, ne mund të pajtohemi se kjo është një çështje shumëdimensionale që kërkon përgjigje në disa kënde. Disa nga shkaqet e saj janë unike për shkelësit individualë. Të tjerët janë shumë më të gjera. Shumë nga normat e shoqërisë sonë mbështesin, falin ose injorojnë mesazhe dhe / ose sjellje të dhunshme seksualisht. Disa e quajnë këtë një “kulturë përdhunimi”.

Shkaqet e dhunës seksuale debatohen dhe shpjegimet e çështjes përfshijnë pushtimin ushtarak, socio-ekonominë, zemërimin, fuqinë, sadizmin, kënaqësinë seksuale, psikopatinë, standardet etike, ligjet, dhe presionet evolucionare.

Këto norma përfshijnë:

  • Socializimi shkatërrues gjinor,
  • Ekspozimi i madhë I femrave,
  • Përdorimi i seksit për pushtet dhe kontroll,
  • Imazhe eksploatuese të grave dhe fëmijëve në media,
  • Pabarazia e grave dhe fëmijëve, etj…

Ne si shoqëri duhet të vendosim standarte etike dhe morale dhe të luftojm dukurit dhe fenoment e tilla çnjerëzore duke goditur shkaqet se pse janë paraqitur ata. Duke filluar që nga vetëvetja dhe familja e ngusht, ku jemi dëshmitar për shkatrimin sociologjik, ku të gjithë ne themi që kjo punë apo ajo nuk bënë mirpo nuk ndërmiret hap konkret për çrrënjëzimin e sindromeve satanike dhe qelbësirave irituse.

Gjithashtu duhet kemi kontrollë më të madhë në mediume, ku jemi dëshmitar që kohëve të fundit plasohen lloj lloj pisllëqe të përdorimit të seksit për shantazh nga udhëheqësit tanë si dhe foto apo imazhe eksploatuese të grave, duke na dhënë kinse lajme, ku njeriu me dinjitet dhe kulturë nuk është më në gjendje të shikoj apo të shfletoj si më pare.

Në këtë varg të masave duhet të marrin pjesë active edhe klerikët ( hoxhallarët pasi pjesa dërmuese e popullatës i pëkasin fesë islame ), që viteve të fundit ju është veshur në përgjithësi një pëlhur e zymtë, duke i akuzuar dhe trajtuar me lloj lloj epitete dhe etiketime nga më të ndryshmet,( duke i trajtuar në përgjithësi) këtyre disi i është humbur roli etik që kanë në shoqëri për përmirësimin dhe mbajtjen në jetë normat dhe parimet moralo- njerzore.

Për aktin në fjalë nuk kemi drejt të gjykojm, këtë punë do ta zbardhë drejtësia, mirpo ne duhet të ngrejm zërin lartë dhe institucionalisht të luftojm gjitha shkaqet që sjellin deri te çrrënjëzimi i kësaj vepre dhe të tjerave që po tronditin shoqërin tonë.

Shkruan: Arben Ganiu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button