LSDM: Për Mickoskin, anëtarësimi në NATO është drejtimi i gabuar, por jo për qytetarët

Për Hristijan Mickoskin, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ishte drejtimi i gabuar. Për të, i vetmi drejtim i vërtetë është izolimi, kthimi në të kaluarën e zezë dhe biznesi i tyre me hidrocentralet, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

“Pas 11 vitesh shkatërrimi të ekonomisë për interesa kriminale dhe shtyrja e shtetit në izolim, sot VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk mund të pajtohen që qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja të stabilizojë ekonominë dhe ta kthejë vendin në rrugën e duhur për anëtarësimin në NATO dhe BE”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, Nënshkrimi i Protokollit të Pranimit të NATO-s dhe progresi në integrimin në BE janë dëshmi se suksesi i reformës, i vizionit dhe i vendosmërisë së qeverisë është njohur në të gjithë botën demokratike.

“Qytetarët, vendin tonë i cili së shpejti do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore, nuk lejojnë që një Ivanov apo Gruevski i ri ta kthejë atë në errësirë dhe izolim”, thuhet nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button