Një nga teoritë më të çuditshme të konspiracionit: “në Ukrainë 23 ushtarë u kthyen në gurë”

Një nga pretendimet padyshim më interesante dhe të çuditshme mbi UFO-t nga epoka sovjetike, i përket një incidenti, ku thuhet se një numër ushtarësh sovjetikë u shndërruan në gurë. Data e incidentit aktual është e paqartë. Megjithëse mendohet të ketë ndodhur gjatë viteve 1970, apo në fillim të viteve 1980, njofton Bota.al.

Raporti thekson se një objekt fluturues prej argjendi dhe në formë disku, u shfaq mbi një njësi ushtarake sovjetike që po stërvitej në Ukrainë. Megjithëse në dëshmi nuk specifikohet nëse veprimi ishte i qëllimshëm apo i rastësishëm, trupat reaguan duke e qëlluar menjëherë diskun fluturues me një raketë tokë-ajër.

Objekti fluturues u rrëzua, dhe prej ndej dolën 5 qenie me “koka të mëdha dhe sy të zinj të mëdhenj”. Ata filluan të tubohen në një objekti tjetër në formën e një sfere. Ky objekt nisi të zmadhohej, duke u bërë gjithnjë e më i ndritshëm.

Nisi të dëgjohej një zhurmë e fortë. Papritmas, pas një blici verbues, forma sferike u zhduk, dhe ushtarët që u prekën nga shkëlqimi – 23 gjithsej- u shndërruan menjëherë në “shtylla guri”. Vetëm dy ushtarë që nuk u prekën nga shkëlqimi, arritën të mbijetojnë. Mbetjet e UFO-s, si dhe “ushtarët e shndërruar në gurë”, u dërguan në Moskë për kërkime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button