Kroacia dhe Mali i Zi kanë denoncuar Shqipërinë në Bruksel për ndotjen bregdetare

Kroacia dhe Mali i Zi kanë denoncuar Shqipërinë në Bruksel për ndotjen bregdetare që vjen prej vendit tonë. Ambientalisti dhe inxhinieri i njohur Sazan Guri shprehet se rrymat detare kanë eksportuar plehrat drejt bregdeteve kroate dhe malazeze, problem ky që ka dy vjen që është ngritur nga dy shtetet. Kroacia dhe Mali i Zi kanë denoncuar Shqipërinë për ndotje të mjedisit. Ambienatlisti i njohur Sazan Guri sqaron se pas dy vitesh që të dy këto shtete i kanë dërguar nota diplomatike vendit tonë, kanë vendosur që t’i drejtohen agjencisë evropiane për mbrojtjen e mjedisit që të marrë masa ndaj Shqipërisë, njofton OraNews.

Të gjithë mbetjet që hidhen në det e veçanërisht në Gjirin e Lalzit shkojnë përmes rrymave detare në bregdetin malazez dhe kroat.

“Para pak ditësh ajo ka ngritur një penalizim në Bruksel, por penalizim shumë të rëndë. E ka vërtetuar që mbetjet tona të luuumenjve tanë, duke filluar nga Vlora, Durrësi, Shëngjini apo Gjiri i Lalzit dhe përfundojnë deri në Mal të Zi në Kroaci, Dubrovnik, Split etj. Sipas ambientalistit ndotja e ajrit dhe ndërtimi i Hec-eve në zonat e mbrojtura mbeten çështjet me impaktin më negativ në natyrë dhe në shëndetin e njeriut”, u shpreh Sazan Guri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button