Maqedoni, edhe një fëmijë ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve prej fruthit

Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) sot kanë njoftuar se dje në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, nga komplikimet e shkaktuara prej sëmundjes së morbilit (fruthit), ka ndërruar jetë një fëmijë trembëdhjetëmuajsh, transmeton Portalb.mk.

“Dje, gjatë orëve të pasdites ka ndërruar jetë edhe një fëmijë nga komplikimet e shkaktuara nga morbili (fruthi) në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve në Shkup. Bëhet fjalë për fëmijë trembëdhjetëmuajsh nga Sveti Nikolla, i cili edhe më parë ka pasur probleme shëndetësore. Ky është fëmija i dytë që ndërroi jetë nga komplikimet e shkaktuara nga morbili”, njoftuan nga MSH-ja.

Në kumtesën e dërguar nga MSH-ja, thonë se sinqerisht ndjejnë keqardhje që fëmijët janë duke u bërë viktima të epidemisë së morbilit (fruthit), sëmundje e cila mund të parandalohet me vaksinim.

Kjo është viktima e dytë e shkaktuar nga fruthi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button