Kryekuvendari Xhaferi, do të jetë në vizitë zyrtare treditore në Slloveni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, prej më 10 deri 12 shkurt të vitit 2019 do të jetë në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, njoftuan nga Kabineti i tij, transmeton Portalb.mk.

Pjesë e delegacionit do të jenë edhe anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, deputetet Frosina Tashevska Remenski, Nada Cipusheva dhe Shpresa Hadri.

Në kuadër të vizitës kryekuvendari i Maqedonisë do të takohet me homologun e tij, me presidentin dhe kryeministrin e Republikës së Sllovenisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button