Me artistë që bota i admiron, vjen këtë vit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”

Skena e Muzikës Serioze Shqiptare, nga viti në vit, vjen me organizime të një niveli profesionist dhe mbi të gjitha artdashës. I tillë është edhe edicioni i VII, i vitit 2019.

Të vetëdijshëm që peshën e çdo festivali, e dërgojnë në piedestalin e merituar artistët që do e përfaqësojnë atë. Pikërisht, e vërteta është që në këtë vit, shqiptarët e Maqedonisë, por jo vetëm do kenë fatin të ndjekin nga afër personalitetet më në zë të skenave kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Tingujt e tyre i dëgjon dhe i vlerëson e mbarë bota e jetës artistike.

Në një kuadër të tillë, artdashësit e muzikës serioze, do kenë mundësinë t’i dëgjojnë tingujt dhe zërat e bukur të profesionistëve si: Ramë Lahaj, Josif Gjipali, Tedi Papavrami,  Antonello Allemandi, Venera Gimadieva, Petrit Çeku, Kastriot Tusha, Kiril Manolov, Adrian Xhema, Adhurim Grezda, Leonardo Quadrini si dhe shumë artistë të tjerë.

Në përgjithësi, artistët që theksuam më sipër, zhvillojnë një jetë artistike të bujshme brenda dhe jashtë vendit. Emrat e tyre, mund t’i gjejsh nëpër koncertet më gjigande që organizohen nga produksionet më të fuqishme të muzikës profesioniste.

Megjithatë, përfaqësime të tilla ata nuk hezitojnë t’i shfaqin edhe nëpër skenat tona shqiptare ku arti dhe e bukura tashmë ka peshën dhe vendin e merituar.

Në një mënyrë, apo në një tjetër, mendoj që investime të tilla në jetën artistike të Maqedonisë janë nga gjërat më të çmuara që kemi. Çdo përpjekje e tillë, që krijon impakt për t’i frymëzuar artistët e rinjë, është për t’u vlerësuar.

Nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës, koncertet e artistëve që theksuam më lartë, priten të zbarkojnë në Skenën e Muzikës Serioze Shqiptare.

Shkruan: Jesir Hoxha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button