Meta: Raporti i Transparency International tregon njё pёrkeqёsim të korrupsionit

Presidenti Meta i ftuar në “Zëri Amerikës” foli edhe për raportin e Transparency International. 

Zёri i Amerikёs: Zoti Meta! Kёto ditё ambasada amerikane nё Tiranё bёri tё ditur se ajo u ka mohuar dhe revokuar vizat mbi 170 zyrtarёve dhe ish-zyrtarёve publikё qё nga viti 2017. Mendohet tё jetё njё numёr relativisht i lartё zyrtarёsh. Duket njё shifёr relativisht e lartё, duke iu referuar faktit qё nё vitin 2017 prokuroria shqiptare ka regjistruar vetёm 16 procedime pёr korrupsion tё zyrtarёve tё lartё. A mendoni se ky ёshtё njё tregues i faktit se korrupsioni nё Shqipёri ёshtё shtrirё nё nivele tё larta dhe lufta ndaj tij mbetet ende shumё e dobёt?

Ilir Meta: Pёr kёtё nuk mjafton vetёm ky rast apo ky fakt qё shprehni ju. Pёr fat tё keq, raporti i Transparency International tregon njё pёrkeqёsim. Unё mendoj qё ёshtё shumё e rёndёsishme qё SHBA dhe BE tё vijojnё nё mёnyrё mё aktive angazhimin e tyre pёr tё ndihmuar nё ngritjen e besueshme tё institucioneve tё reja tё reformёs nё drejtёsi, tё japin njё mbёshtetje dhe inkurajim mё tё madh pёr ONM-nё, tё cilёn ne e vendosёm edhe nё Kushtetutё, dhe pёr vlerёsimet e saj, nё mёnyrё qё ne t’i kemi sa mё shpejt kёto institucione nё punё, t’i kemi sa mё tё besueshme dhe sa mё tё paanshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button