David Beckham me statujë para stadiumit të Galaxy

Statuja e David Beckham, 43 vjeç, ish-kapiteni i ekipit të futbollit të Anglisë muajin e ardhshëm, do të zbulohet para stadiumit Los Angeles Galaxy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Beckham ka luajtur për klubin e Los Anxhelos për gjashtë vjet, duke filluar në vitin 2007. Me LA Galaxy ai fitoi dy tituj kampionë të MLS në 2011 dhe 2012.

Anglezi do të bëhet lojtari i parë në histori të MLS-së që do të fitojë statujën. Ajo do të prezantohet në “Dignity Health Sports Park“, kompleksi ku gjendet stadiumi Galaxy, më 2 mars, para fillimit të ndeshjes së parë në sezon kundër Chicago Fire.

Është interesante se Beckham aktualisht është bashkëpronar i zgjerimit të klubit Inter Miami, i cili duhet të bashkohet me MLS që nga viti 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button