Pas plotësimit të të gjitha kushteve, do të publikohet data prej kur do të thirremi Maqedonia e Veriut

“Pas plotësimit të të gjitha kushteve juridike për hyrje në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, Qeveria e Maqedonisë do ta publikojë në Gazetën Zyrtare datën për hyrje të fuqi të ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht prej kur Maqedonia do të thirret Maqedonia e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Pastaj, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia do të dorëzojnë letër të përbashkët deri te sekretari gjeneral i OKB-së, me të cilën do ta informojnë Antonio Gutereshin për datën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës me të cilën i jepet fund kontestit bilateral disa dekadësh”, thonë nga MPJ.

Pas kësaj, Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë përkatëse do t’i informojë: Sekretariatin e OKB-së, vendet-anëtare, vendet vëzhguese të OKB-së, por edhe të gjithë organizatat tjera ndërkombëtare, për ndryshimet e bëra. E gjitha kjo pritet që të bëhet në ditët në vijim, për çka opinioni do të informohet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button