Masë paraburgimi ndaj profesorit të Drenasit mbi dyshimet për abuzim me një të mitur

Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit SH.XH, për shkak të veprave penale “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” si dhe veprën penale “nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë”.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit SH.XH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 07.02.2019 deri me datë 07.03.2019. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri SH.XH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si mësimdhënës”, thuhet në komunikatën për media, transmeton REL.

Ditë më parë, u raportua se një vajzë nga Drenasi ishte abuzuar në moshën 16 vjeçare nga profesori i saj SH.XH.

Pas denoncimit në polici nga viktima, hetuesi policor kishte abuzuar seksualisht me të dhe në janar të këtij viti, e kishte detyruar të kryente abort të padëshiruar në një klinikë private në Prishtinë.

Autoritetet kanë arrestuar zyrtarin policor dhe mësimdhënësin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button