Është rritur numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Stamboll

Numri i të vdekurve gjatë shembjes së ndërtesës në Stamboll është rritur në 11, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Turqisë, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu theksoi se nën gërmadhat e ndërtesës në lagjen Kartal është nxjerrë edhe një kufomë, me çka numri i të vdekurve është rritur në 11.

Ai shtoi se momentalisht janë 13 të lënduar, duke përmendur se në vazhdim është aksioni i shpëtimit.

Nën mbikëqyrje janë objektet që gjenden në afërsi të ndërtesës që u shemb dje në orët e pasdites në lagjen Kartal të Stambollit.

Hetimi mbi këtë rast është në rrjedhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button