Kur është gjuha e ndjeshme gjinore e aplikueshme në gjuhën maqedonase?

“Qytetare dhe qytetarë bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë”, mund të lexohet në një kollumna, në të cilën autori këto fjalë në mënyrë opsesive i përsërit deri në banalitet edhe nga dhjetë herë, me siguri i shtyrë nga dëshira që ta tregojë  prirjen e vet ndaj gjuhën sensitive gjinore. Mirëpo, në të njëjtin tekst, autori e përdor edhe sintagmën “kriminelët nga VMRO-DPMNE”, me çka e braktis konsekuencën e vet në aplikimin e gjuhës sensitive gjinore, duke e përcaktuar  sjelljen kriminogjene si imanente për gjininë mashkullore, duke e lënë anësh me këtë rast se në perceptimin e shumë lexuesve Gordana Jankullovska, Elizabeta Kançevska – Milevska, Sillvana Boneva, Daniela Rangellova tanimë dallohen edhe si “kriminelet nga VMRO-DPMNE”.

A është i lejuar evoluimi i përdorimit të tillë voluntarist selektiv të gjuhës sensitive gjinore, sipas supozimeve vetanake dhe afiniteteve personale ku të përdoret, apo për të duhet të respektohen normativa të caktuara gjuhësore të cilat, përveç se nga ndikimi i tendencave globale liberale, në mënyrë prioritare duhet të mbështeten në standardizimin linguistik vendor?

Qëllimi fisnik ose bindje totalitare?

Një nga karakteristikat kryesore të korrektësisë politike, për të cilën ithtarët  dhe mbështetësit e saj insistojnë, është edhe respektimi i gjuhës sensitive gjinore (gender-sensitive language). Në sajtin e Institutit Evropian për barazi gjinore ai definohet si “realizim i barazisë gjinore në gjuhën e shkruar dhe të folur e cila arrihet kur burrat dhe gratë, si dhe personalitetet të cilat nuk i takojnë sistemit binar gjinor, bëhen të dukshëm, si dhe kur në gjuhën ndaj tyre veprohet si ndaj personaliteteve të cilat kanë vlera të njëjta, në mënyrë të dinjitetshme, me integritet dhe respektim”. Ai paraqet shprehje e cila i respekton parimet e barazisë gjinore dhe nënkupton, midis të tjerave, edhe drejtim ndaj një grupi me theks të diversitetit të saj sipas përkatësisë gjinore, si dhe përdorimeve i punëve dhe profesioneve sipas gjinisë femërore dhe mashkullore. Do të kishim thënë, asgjë e re që edhe deri tani nuk është praktikuar në diskursin publik, duke ju drejtuar në mënyrë intuitive atij që na shëron me “mjekesh”, “mësuese”, “drejtore”, “shefe”. Njëlloj si që në kohën e socializmit dallimi  gjinor i grupit theksohej me “shokë e shoqe”, ndërsa në demokracinë me  “zonja e zotërinj”.

Gjithsesi se nuk ka asgjë të keqe në gjuhën e tillë sensitive gjinore, kur ai është i pranueshëm dhe afirmativ për nga ana gjinore nëse mbetet vetëm në rekomandim e cila i respekton specifikat dhe praktikat e gjuhës në një shtet përkatësisht atje ku mund të aplikohet dhe përvetësohet si praktikë. Ndërsa në rastet ku është ku është e pa aplikueshme të ruhet standardizimi ekzistues  i gjuhës. Mirëpo, problemi mund të krijohet kur avokuesit e korrektësisë politike (të cilët shumë shpesh lënë përshtypje në publikun se janë bashkësi dhe organizata me pikëpamje dhe bindje totalitare) të fillojnë të krijojnë gjendje për atë që duhet të jetë rekomandim, në mënyrë subtile të bëhet intervenim i drejtpërdrejtë në gjuhën dhe përdorimin e saj publik dhe në mënyrë (jo)profesionale fillojnë ti përshkruajnë rregullat për normim dhe standardizim të gjuhës. Më shpesh me një qëllim fisnik për tu eliminuar praktika për promovim të pabarazisë gjinore.

Përshtypje subjektive është se praktika diskurzive e cila është e pranishme në shoqërinë tonë ka tendencë që pa diskutim publik gjuha sensitive gjinore të aplikohet në diskursin publik, në fillim dhe më së shumti nga aktivistët civil dhe përfaqësuesit joqeveritar, dhe me atë të imponohet si praktikë e cila është standard i cili duhet të respektohet nga të gjithë, me rrezik real që mos-zbatimi i saj në mënyrë të drejtpërdrejtë tu stigmatizojë se jeni kundërshtar i korrektësisë politike, kundërshtar i barazisë së grave, madje edhe mizogjen. Në realitetin e tillë të panatyrshëm gjuhësor, mandej edhe fokusi mund të zhvendoset: në vend që të parashtrohet pyetja se si ka ndodhur që të bëhet praktikë gjuhësore diçka që nuk është gjuhësisht e standardizuar nga ata që kanë njohje gjuhësore, tema është mos-korrektësia politike e autorit, i cili në shkrimin e  vet nuk i është përmbajtur rregullave për gjuhë sensitive gjinore.

Qytetarët nuk janë të ndarë vetëm sipas gjinisë

Çka thotë linguistika, konkretisht për shembullin e përmendur me “qytetare dhe qytetarë”? Në gjuhën maqedonase emri qytetarë pa marrë parasysh se është e gjinisë mashkullore, ajo nuk ka të bëjë vetë me burra, por është plural i qytetarit si kategori abstrakte dhe shënon shumë, grup të njerëzve pjesëtarë të të dy gjinive. Njëlloj si dh politikanë nuk do të thotë vetëm burra të cilët janë të involvuar në politikën, por shumicë të njerëzve (edhe gratë janë njerëz!) që merren me politikë. Ose, ndërkaq operacioni regjistrim, në të cilën regjistrohen “vetëm” banorë, por jo edhe banore, por prapëseprapë e përfshin edhe popullatën e grave.

Ky diferencim në emrin qytetarë nuk shkon vetëm përmes linjës së përkatësisë gjinore, por edhe sipas dispozitave të tjera si mosha e pleqërisë, shkala e arsimit, përkatësia etnike dhe fetare si dhe specifika të tjera të cilat njerëzit i bëjnë të dallojnë mes tyre, por prapëseprapë të gjithë janë të tubuar nën ombrellën qytetarë. Faktikisht, pranimi se emri qytetarë në total e përfshin popullatën e gjithëmbarshme të të dy gjinive, është fjala e vërtetë politikisht korrekte, për dallim nga përdorimi i qytetare dhe qytetarë, e cila përcaktim eksplicit diskriminues sepse i përjashton, për shembull, personalitetet të cilat nuk i takojnë sistemit binar gjinor.

Ose, ndërkaq, çka me ata që jetojnë në fshat dhe nuk identifikohen me qytetare dhe qytetarë, ndërsa janë faktorë të cilëve ju drejtoheni? A do të radhiten atëherë në listën të gjithë ata të cilave ju drejtohemi vetëm për tu kënaqur forma të cilën e imponon korrektësia politike që asnjë pjesëtar i komunitetit të mos ndjehet i përjashtuar ose do të gjendet një fjalë e cila do ta integrojë atë diversitet? Mirëpo, do të mund të parashtrohet pyetja: përse përmes gjuhës do ti jepej superioritet përkatësisë gjinore, mbi të gjitha dallimet e tjera ekzistuese?

Nëse fillohet me insistimin për përdorim të plotë të gjinisë femërore të emrave atje ku ka të bëjë edhe me gratë, do të sillemi në situatë e cila do ta degradojë vetë përmbajtjen dhe kuptimin e tekstit dhe me të drejtë do të parashtrohet pyetja përse ai që përdor qytetare dhe qytetarë, nuk përdor edhe kriminelë dhe kriminele ose civil dhe civile? Prandaj, drejtimi vetëm me qytetarë, mundet nuk është shprehja më përfshirëse në drejtimin, por gjithsesi është, me e pranueshmja, në raport me alternativat të cilat na imponohen.

Gjuha sensitive gjinore jo gjithmonë e neutralizon diskriminimin gjinor

Në reagimin  e vet me rastin e përdorimit të gjuhës sensitive gjinore në gjuhën serbe, Instituti për gjuhë serbe pranë ASHAS shkruan: “botëkuptimi, bindjet personale, sistemi i kulturës ose sistemi shoqëror nuk janë të kushtëzuara me vetë ekzistimin ose mos-ekzistimin e kategorisë së caktuar gramatike siç insistojnë promotorët e korrektësisë politike për aplikimin e gjuhës sensitive gjinore, dhe kështu ata edhe nuk mund të ndryshojnë me aplikimin e kategorive gramatike ose insistimin e përdorimit të tyre. Qëndrimi i tyre është se vetëm gjuha gjinore e diferencuar është gjuhë e barazisë gjinore dhe se barazia gjinore shkelet me përdorim gjenerik të gjinisë mashkullore gjinore si dhe supozimi se përdorimi i tillë automatikisht është edhe “neutrale për nga ana gjinore”, paraqet pikërisht banalizim të teorisë linguistike, sepse teoria bashkëkohore linguistike konsideron se në bazë të pranisë ose të mungesës së ndonjë kategorie gramatike nuk mund të konkludohet për prani ose mungesë të një realiteti të caktuar jashtë-gjuhësor”.

Rrjedhimisht, si në gjuhën serbe, ashtu edhe në të tjerat gjuhë të sllavëve të jugut (përfshirë edhe gjuha maqedonase), kategoria gramatike e gjinisë femërore nuk është i vetmi mjet për sigurimin e dukshmërisë së grave në gjuhën, e as që mund të ndikojë mbi diskriminimin apo barazinë e grave. Sipas Institutit, barazia nuk varet nga përdorimi i kategorive të caktuara gramatike, por nga konteksti në të cilin ato përdoren, përkatësisht – nga domethënia e tërësisë së tekstit sepse edhe me përdorimin konsekuent të kategorive gramatike të gjinisë femërore mund të shprehen qëndrime diskriminuese për gratë (për shembull: qytetaret janë të paafta për çfarë do qoftë tjetër përveç se të jenë amvise – verej. ime). Gjithashtu, në tekste ne të cilat nuk përdoret kategoria gramatike për gjini femërore, mund të përmbajnë qëndrime të cilat e afirmojnë barazinë gjinore, siç është deklarata Universale për të drejta të njeriut, e përkthyer në gjuhën maqedonase, në të cilën bëhen angazhime për çfarë do lloj barazie, madje edhe për barazi midis gjinive edhepse në vetë tekstin përdoret sintagma “të drejtat e njeriut”, e jo e a.q. sintagma e ndjeshme gjinore të drejtat e burrave dhe të grave.

Jo të gjitha profesionet i nënshtrohen gjuhës sensitive gjinore

Përshtatja gjinore e profesioneve edhe deri është përdorur në praktikën tonë gjuhësore, atje ku ka qenë e mundur dhe nuk ka sjellë në gjendje të cilat do ta degradonin vetë përmbajtjen dhe kuptimin e tekstit. Kështu që, nuk është aspak e pazakontë, por, përkundrazi, është jetësuar, tu drejtohemi me feminitive profesoreshë, doktoreshë, mësuese, gjykatëse, avokate,  gazetare, drejtore, udhëheqëse, recepsioniste e kështu me radhë. Mirëpo, pyetja është  a mundet edhe gruaja më e emancipuar, e cila është edhe nënë, ta sheh veten në rolin e “prindes”, ndërsa trajneri i klubit sportiv të gjinisë femërore të emërtohet “trainere”? edhe shumë adaptime të tjera të pakuptimta gjinore të profesioneve si “bodigarde, pedagoge, psikologe, meteorologe, seizmiste”.   Madje, çfarë karamboli të madh gjuhësor do të ndodhte midis profesioneve mjekësore nëse kirurgu do të jetë kirurge, kardiologu – kardiologe, neurologu – neurologe? Madje edhe për profesionin më femëror në mjekësinë – gjinekolog, le të japin propozim feministet – ithtaret e gjuhës sensitive për nga ana gjinore, se si do të duhet të shqiptohet në gjini femërore!?

Në rastin nëse aplikohet përshtatje e plotë gjinore të profesioneve, atëherë ajo do të ketë implikimin e vet edhe mbi shkurticat për profesionet. A do të jetë “dipl. Ing” – “dipl. inge”, “prof.” do të kishte qenë “profkë”, ndërsa “dr” do të kishte qenë…. (më vjen e pakëndshme ta shkruaj). Mëtutje, çka me fjalët angleze që janë përvetësuar në gjuhën tonë, kështu që biznesmeni, kauboji dhe frontmeni, për nga ana gjinore do të përshtateshin me shtimin e shtesës “ka” për të fituar feminitiv i cili jo vetëm që nuk do të ketë kurrfarë domethënie, por në përgjithësi është absurde të shqiptohet – biznesmene, kauboje, frontmene?!

E qartë është se pjesa më e madhe nga profesionet janë nga gjuha latine, e cila nuk e ka njohur përkatësinë e tyre gjinore dhe prandaj intervenimet nuk janë gjithmonë të mundura, ndërsa aplikimi i dhunshëm dhe artificial i nocioneve në gjuhën e gjallë rrallë herë jetësohet. Profesionet dhe punët në gjuhën tonë janë të gjinisë femërore atje ku ajo objektivisht është e mundur, por nuk e prish tingëllimin e fjalëve dhe melodikën e gjuhës. Përkundër asaj se askush nuk ka kundër sepse gjuha është “organizëm” i gjallë i cili ndryshon përmes praktikës së gjuhës së përditshme, e jo në mënyrë sintetike të përshtatet për shkak të konfirmimit imagjinar të barazisë gjinore. Më në fund, një grua me vetëbesim dhe pa komplekse të vlerës më të ulët, cilësinë e vet dhe barazinë me burrat nuk do ti dëshmojë me atë që profesioni do ti emërtohet në gjininë femërore, por me dituri dhe superioritet se në profesionin është më e suksesshme nga disa prej disa kolegëve të vet meshkuj.

Gjuha sensitive gjinore dhe disa gjuhë botërore

Qëndrimi se vetëm gjuhë gjinore e diferencuar mund të jetë edhe e barabartë për nga ana gjinore, ndërsa gjuhët të cilat nuk njohin kategori gramatike gjini nuk janë dhe nuk mund të jenë të tilla, në mënyrë implicite i diskriminojnë ato gjuhë të cilat nuk posedojnë kategori përkatëse gramatikore, si gjuha anglishte. Dhe pikërisht në fushën folëse anglo-saksone për barazinë gjinore për barazinë gjinore në gjuhën është bërë zgjidhje në mënyrë plotësisht të ndryshme  – me neutralizim të plotë të tiparit gjini në disa situata ku paraqitet: në vend chairman (kryesues) rekomandohet përdorimi i chairperson (person i cili kryeson), ndërsa në vend policeman – police officer, bussineman e ka analogjinë e vet në bussinewomen. Kjo implikon se ekziston edhe qëndrim tjetër në teorinë e barazisë gjinore, e ajo është qëndrimi se barazia gjinore në esencë sigurohet edhe me përdorimin e formës neutrale gjinore.

Ose në praktikën gjuhësore frënge, atje ku ndryshimi i gjinisë së profesionit nuk është në frymën e gjuhës para profesionit shtohet zonja, kështu që në përdorim është zonja gjykatës, zonja polic, zonja inxhinier e kështu me radhë.

Zbatimi i plotë i gjuhës sensitive gjinore për profesionet është karakteristikë vetëm për gjuhën gjermane, në të cilën çdo profesioni të gjinisë mashkullore i bashkëngjitet shtojca “IN” për tu transformuar në gjini femërore dhe këtu nuk ka përjashtime si në gjuhët e tjera, por zbatohet në mënyrë të disiplinuar. Kështu, për granë e parë kryeministre të Gjermanisë Angela Merkel, u braktis emërtimi tradicional zyrtar Bundeskancelar (kancelar federal) dhe është zbatuar emërtim i ri (me kërkesë të saj) Bundeskancelarin(kancelare federale). Për momentin, në Gjermani bëhet një debat gjuhësor edhe për ndryshim të tekstit të himnit përkatësisht përshtatjen e tij gjinor sepse në strofën përmendet “atdheu dhe vëllazëri” dhe kërkohet të shtohet “mëmëdheu dhe motëri”. Një Gjermane, para gjykatës federale ka fituar kontest gjyqësorkundër një banke sepse ka kërkuar që në formularët ti drejtohen me kliente, e jo me klient. Kjo formë gjuhësore gjermane, sjell edhe në situata komike, si gjatë vizitës se delegacionit ushtarak nga Gjermania në Shtatmadhorinë tonë, kur mysafiri i ka përshëndetur të pranishmit me „LibeSoldaten und Soldatein“, ndërsa përkthyesja e ka përkthyer “Të dashur ushtarë dhe ushtare”.

Parlamenti kanadez para do kohësh e ka ndryshuar  himnin nacional për të qenë neutrale për nga ana gjinore me atë që i ka ndryshuar vargjet “Oj Kanada, ti je aq vend i madh, që djemtë e tu të të duan” në “O Kanada, ti je aq vend i madh, për atë të gjithë të duam”.

Kroacia, e cila është nën ndikesë të fuqishme të Gjermanisë në shumë sfera shoqërore, e kështu edhe në standardizimin gjuhësor, aplikon ndarje strikte gjinore të (thuajse) të gjitha profesionet, gjë e cila shihet edhe në sajtet me emërtim zyrtar presidentja Kitaroviqnënkryetare qeverise dhe ministre, dhe kështu përgjatë vertikales deri në “gjeometre, turiste, bujke”, por edhe (për ne) nelogizma dhe oksimoronë si  “ekipi i djelmoshave femra”.

Në Maqedoni askush nuk mund ti bëjë vërejtje Radmilla Sheqerinskës deficit të emancipimit gjinor dhe vetëdijen femërore, por nëse gjykohet nga sajti i ministrisë me të cilën ajo udhëheq, mund të arrihet në konkluzën se ajo nuk e preferon në të gjitha situatat gjuhën sensitive gjinore sepse funksioni i është shkruar se është ministër i mbrojtjes. Në kundërshtim me këtë, në sajtin e Qeverisë së RM ku shkruan se ajo është ministre e mbrojtjes dhe zëvendës kryetare e Qeverisë. Renata Deskoska parapëlqen më tepër të jetë ministre e drejtësisë.

Gjuha me ndjesi gjinore duhet të jetë në frymën e gjuhës

Do të kishim konkluduar se format e gjinisë femërore të emrave që do të thonë profesion duhet të përdoren atje ku aplikimi i tyre është në pajtim me normën ekzistuese dhe frymën e praktikës së mirë gjuhësore. Kur bëhet fjalë për feminitive të cilat nuk janë të normuara ose të zakonshme në praktikën gjuhësore, është i drejtë përdorimi i gjinisë gjenerike mashkullore (për shembull luftëtar, pilot, akademik), sepse përdorimi i tij assesi nuk implikon të gruas, por nënkupton vetëdije për vlerë të barabartë shoqërore (ose njerëzore) të burrave dhe grave. Nëse në një kontekst të dhënë është e nevojshme se bartësi i funksionit është me gjini femërore, ajo mund të sigurohet edhe me mjete të tjera gjuhësore ose me theksimin e emrit personal (“Gruaja e parë kozmonaut Valentina Tereshkova ka fluturuar në hapësirën” ose “Marigona Marku është ushtrues i detyrës ambasador në Ambasadën e Maqedonisë në Uashington”).

Padyshim se standardizimi i gjuhës në përdorimin zyrtar dhe në publik mund deri në një shkallë të caktuar të nënkuptojë intervenim në drejtim të dërgimit të mesazhit të duhur politik. Mirëpo, normimi i gjuhës nuk guxon të udhëhiqet ekskluzivisht me parimin e  dërgimit të mesazhit të dëshiruar politik, posaçërisht kur ajo bie ndesh me vrojtimet deri të cilat ka ardhur shkenca zyrtare për gjuhët, ose kur ajo do të kishte thënë shkelje e strukturës së gjuhës së dhënë, përkatësisht do të kishte qenë në disharmoni me normat   e vlefshme gramatikore dhe drejtshkrimore dhe praktikën e mirë gjuhësore. Prandaj, çdo standardizim i gjuhës në përdorim zyrtar dhe publik në RM patjetër duhet të jetë e harmonizuar me normën ekzistuese të gjuhës maqedonase, e mandej të kërkohen mundësi për aplikimin të ndjeshmërisë gjuhësore.

Korrektësia politika në raport me gjuhën sensitive gjinore të jetë në frymën e gjuhës, traditës së tij dhe dinamikën natyrore drejtë ndryshimeve, e jo dhunim të gjuhës përmes imponimit të rregullave të panatyrshme të cilat duhet ta normojnë  ndryshimin në diçka që do të jetë formalisht ekzistuese , por, prapëseprapë, në praktikën gjuhësore e pazbatueshme. Por kujt i nevojitet gjuha e tillë sensitive gjinore i cili do të tingëllojë në mënyrë të çuditshme, absurde, qesharake dhe do të hedhet poshtë nga ata të cilat duhet ta pranojnë – qytetarët?

Shkrimi është marrë nga: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button