Prej sot fillon aplikimi i emrit të ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Pas ratifikimit të Protokollit për hyrje të Maqedonisë NATO nga ana e Kuvendit të Greqisë, tani radha është që të zbatohen aktivitetet që i ka paralajmëruar Qeveria e Maqedonisë për kryerjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, njofton Portalb.mk.

Qeveria tanimë ka formuar grup inter-resorial i cili do të duhet që të përpunojnë plan aksional nacional për zbatimin e masave dhe aktiviteteve, ndërkaq në afat prej shtatë ditëve institucionet shtetërore, pikat kufitare dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore do të duhet që t’i ndrrojnë tabelat me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nga Qeveria nuk presin që të ketë probleme nga institucionet shtetërore gjatë përdorimit të emrit të ri.

Emri i ri i shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për Përdorimin e GJuhëve që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në shqip pasi që, siç ka deklaruar para ca kohës zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski, shqiptarët janë 20% në nivel shtetëror.

Rekomandime për ndryshimin e tabelave do të marrin edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërkaq sektorët dhe shërbimet për marrëdhënie me opinionin të institucioneve shtetërore dhe publike do të marrin udhëzime për përdorimin e emrit të ri kushtetues.

Se sa do të kushtojë tërë ky proces Qeveria nuk zbulon, por thonë se ajo do të dihet kur të mbarojë tërë procedura.

Ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe ratifikimit të tij në kuvendet e të dy shteteve. Pas 27 vjet kontest me Greqinë, Maqedonia e ndryshoi emrin nga “Republika e Maqedonisë” në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Pas zgjidhjes së kontestit, të mërkurën në Bruksel u nënshkrua Protokolli hyrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nga ana e ambasadorëve të 29-të vendeve të Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button