Messi në dyshim për ndeshjen ndaj Bilbaos

Lionel Messi është në dyshim për ndeshjen e së dielës ndaj Athletic Bilbaos në La Liga, shkruan Koha.net

Messi pësoi një lëndim në kofshë gjatë barazimit 2 me 2 me Valencian dhe luajti si zëvendësues në barazimin 1 me 1 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Sipas gazetës “Marca”, Messi ka munguar në stërvitje me grupin të premten dhe ka punuar i vetëm në palestër, duke e vënë në dyshim përfshirjen për ndeshjen ndaj Bilbaos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button