Xhaferi: Nuk kisha ndikim në zgjedhjen e familjarit tim Nuri Bajrami si anëtar i komisionit për antikorrupsion

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha në konferencën e sotme për shtyp pas zgjedhjes së anëtarëve të komisionit antikorrupsion se ai nuk kishte ndikim në zgjedhjen e familjarit të tij Nuri Bajrami si anëtar i komisionit dhe se raporti i tyre nuk do të ndikojë në punën e komisionit, njofton Portalb.mk

“Si hyri kolegu juaj gazetar në atë pozitë në komisionin kundër korrupsionit?”, Xhaferi iu përgjigj me pyetje gazetarëve të cilët kërkuan komentimin e vendimit për zgjedhjen e Bajramit Komisionin Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit.

Në vërejtjen e gazetarëve se në të kaluarën ka pasur raste të tilla të familjarëve, të cilat raste u kritikuan në publik, siç ishte rasti me familjarin e personit të parë të policisë sekrete Sasho Mijalkov, Xhaferi tha se ndryshimi është se tani, përveç Kuvendit, institucionet e tjera relevante kanë votuar për zgjedhjen e Bajramit.

“Dallimi është që përveç deputetëve, përfaqësuesit e mediave, OJQ-të dhe Avokati i Popullit janë përfshirë në përzgjedhjen. Gjatë procesit të ekzaminimit ka pasur edhe përfaqësues të AAM. Kjo është ndryshimi. Çfarë ndikimi kam unë në zgjedhjen e tij? Në votim, kam votuar për listën, jo për individët, “tha Xhaferi.

Me 65 vota “për” dhe 10 “abstenime”, u zgjodh komisioni i ri kundër korrupsionit.

LEXO:U votua përbërja e Antikorrupsionit, ja kush do të jenë kryetari dhe anëtarët e rinj (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button