Whitaker “nuk ka biseduar” me Trumpin rreth hetimeve të Rusisë

Ushtruesi i detyrës së prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Matthew Whitaker, tha se nuk ka folur me presidentin Donald Trump ose ndonjë zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me hetimet e Rusisë, për ndërhyrjen e saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, transmeton REL. 

Whitaker, i cili i mbikëqyr hetimet që po i bën këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, i bëri komentet gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

Ai tha se nuk ka bërë asnjë veprim për të ndërhyrë “në ndonjë mënyrë” në hetime.

Senaca dëgjimore u zhvillua pas debateve nëse ai do të detyrohet t’i zbulojë bisedat e tij me presidentin ose jo.

“Nuk kam folur me presidentin e Shteteve të Bashkuara për hetimet e këshilltarit të posaçëm”, tha Whitaker para Komitetit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Do të vazhdoj t’i menaxhoj këto hetime në përputhje me rregulloret e qeverisë”, tha ai.

Trump e ka emëruar Witakerin prokuror të përgjithshëm në nëntor, pasi e ka larguar prokurorin Jeff Sessions nga kjo pozitë.

Rusia dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA për të ndihmuar zgjedhjen e Trumpit president.

Rusia i ka mohuar veprimet e tilla, ndërsa Trump i ka cilësuar hetimet për këtë çështje si “gjueti shtrigash”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button