Liverpooli me të ardhura rekorde, për një vit 142 milionë euro

Klubi futbollistik i Liverpoolit, vitin e kaluar ka realizuar një përfitim rekord prej 125 milionë sterlina (142 milionë euro), raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e klubit nga Anfield thuhet se Liverpool më 31 maj të vitit 2018 ka pasur një përfitim të regjistruar vjetor prej 142 milionë euro, dhe se i njëjti ka të bëjë për periudhën e kaluar njëvjeçare para pagesës së taksave. Mediat britanike shkruajnë se ky është rekord botëror për të hyrat e një klubi.

Përllogaritë e klubit për vitin financiar deri më 31 maj 2018, flasin se të hyrat para pagesës së taksave janë rritur me 300 për qind, më saktësisht nga 45.4 milionë në 142 milionë euro, pavarësisht investimeve rekorde në lojtarë prej 216 milionë euro.

Në sezonin e kaluar, Liverpool luajti finalen e Ligës së Kampionëve, që rezultoi me një inksaim të 82 milionë euro nga UEFA, ndërkohë që Braziliani Philippe Coutiho u shit në Barcelonë për 161 milion euro.

Një kontribut në rritjen e përfitimeve financiare sipas SkySports, kanë luajtur edhe tetë partneritetet e reja, përfshirë një kontratë pesëvjeçare me kompaninë e shërbimeve financiare që u bë sponsori i parë i klubit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button