fbpx

Shqipëria drejt plakjes së popullsisë. E konfirmon INSTAT-i

“Dinamika e popullsisë ka ardhur në ngadalësimin e numrit të lindjeve”.

Kështu u shpreh Delina Ibrahimaj, drejtoresha e INSTAT-it, në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, transmeton Top Channel. 

Ibrahimaj theksoi se ka disa arsye, njëra prej të cilave edhe emancipimi i popullsisë, gjë që ka sjellë një kurbë lindjesh në rënie. Ajo pranoi edhe se emigracioni mund të ketë ndikuar, por një shifër të saktë për emigracionin do ta kemi në vitin 2020, kur të bëhet censusi.

“Shifrat tona duhet të nxisin politikat incentivuese për rritjen e numrit të lindjeve, pasi rënia e këtij numri sjell probleme demografike dhe ekonomike në të ardhmen”, u shpreh drejtoresha e INSTAT-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button