Shkolla “Maria Kiri”, nxënësit dhe profesorët maqedonas dy ditë e bojkotojnë mësimin pse Nebiu u zgjodh drejtor

Edhe sot u bojkotua mësimi nga nxënësit maqedonas në shkollën e mesme profesionale, “Marija Kiri Skllodovska” në shenjë proteste për emërimin e Blerim Nebiut, për ushtrues detyre, drejtor i shkollës. Për dallim nga dje, sot nxënësit fare nuk ishin në shkollë, ndërsa profesorët qëndronin në sallën e tyre dhe nuk pranuan të takohen me gazetarët, me arsyetimin se për çdo lëvizje do të na njoftojnë me shkrim., njofton Alsat.

Nga kabineti i kreut të Shkupit, Petre Shilegov prej ku edhe erdhi ky vendim përsëritin qëndrimin e emërimi i psikologut Blerim Nebiu sipas procedurave ligjore. Ndërsa nga Ministria e Arsimit thonë se në këtë dikaster nuk ka arritur asnjë ankesë ose kërkesë lidhur me këtë rast.

Protesta e profesorëve dhe nxënësve maqedonas është nxitur edhe pas disa postimeve në rrjetet sociale ku vendimin për emërimin e drejtorit shqiptar ishte vlerësuar si akt historik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button