Izraeli ka vrarë një fëmijë në Gaza

Një fëmijë palestinez ka rënë dëshmor, ndërsa tetë persona të tjerë janë plagosur si pasojë e intervenimit të usharëve izraelitë në protestat paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, palestinezi 14-vjeçar Hasan Iyad Shelebi ka rënë dëshmor në protestat e organizuara në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës, si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

Në deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se tetë palestinezë janë plagosur nga intervenimi izraelit.

Ndryshe, palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta të rregullta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Mbi 230 palestinezë kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani.

Në të njëjtën periudhë, të paktën 14 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore dhe gjuajtjet me tanke të Izraelit ndaj Gazës.

Gjatë 13 viteve të fundit, Rripi i Gazës ka vazhduar të vuajë nën një bllokadë shkatërruese izraelite që ka rrënuar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar dy milionë banorët e saj nga shumë produkte bazë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button