FSHH i ndau çmimet nga konkurset “Arsimi im” dhe “Mësues të suksesshëm” (FOTO)

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHH) sot ua ka dorëzuar çmimet mësuesve më të mirë të shkollave fillore dhe të mesme të cilat i kanë fituar në konkurset e “Arsimi im” dhe “Mësues të suksesshëm për praktika mësimore”, njofton Portalb.mk.

Në ceremoni mbajti fjalim drejtoresha ekzekutive e FSHH-së, Fani Karanfillova Panovska, dhe zëvendës/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov.

“Arsimi është njëra ndër fushat kyçe të cilat Fondacioni i ka përkrahur. Në ekzistimin e saj 26 vjeçar, FSHH ka investuar 32 milionë dollarë në përkrahjen e programeve për arsim të cilat gjysma u siguruan në bashkëpunim me donatorët tjerë. Investimi në arsim kualitativ dhe gjithëpërfshirës për FSHH-në është parakusht për ndërtimin e shoqërisë së hapur dhe demokratike, ndërkaq arsimi është promovuesi i kohezionit social. Shkollat nga ana tjetër, duhet që të jenë mjedise natyrore në të cilat nxënësit do të ndjehen të mirëseardhur dhe do të kenë mundësi maksimale që t’i shfrytëzojnë potencialet e tyre për pjesëmarrje, mësim dhe avancim”, tha Karanfillova – Panovska.

Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk
Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Sipas zv/ministri të Arsimit dhe Shkencës, arsimi ka nevojë për reforma serioze, dhe mu këtë duhet që të dëgjohen vërejtje edhe nga nxënësit, por edhe nga mësuesit.

“Sistemi i arsimit ka nevojë për reforma serioze. Arsimi patjetër duhet që të jetë në përputhje me shoqërinë e re dhe të avancuar dhe t’i ndjekë trendet, të gjitha çështjet e vjetra të cilat ekzistojnë duhet që të ndryshojnë. Ëndrra ime është që t’u ndihmoj që të fitojë arsim më të mirë. Edhe mësuesit janë pjesë e rëndësishme e procesit arsimor, ndërkaq ky konkurs është dëshmi se ata duhet që të shpërblehen dhe të motivohen, pasi që mësuesit janë ata të cilët e barin procesin e ndryshimeve dhe duhet që të përkrahen”, tha Atanasov.

Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk
Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Fondacioni në fund të vitit të kaluar ka shpallur konkurse, ndërkaq në të njëjtat kanë marrë pjesë 39 mësues të shkollave të mesme dhe 112 të shkollave fillore nga tërë Maqedonia. Çmim kanë fituar 9 mësues dhe 11 punime shkollore të cilat i kanë realizuar bashkë me shkollat e tyre.

Në fjalimet e tyre, nxënësit e shkollave të mesme duke lexuar pasuse nga esetë e tyre fituese kanë theksuar dëshirën që të kontribuojnë drejtë arsimit më të mirë, shkollave më të mira, por edhe për mësues dhe kushte më të mira. Ata i kanë theksuar problemet me të cilat përballen në sistemin arsimor, por edhe ofrojnë zgjidhje me qëllim që gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të përfitojnë sa më shumë që është e mundur arsim më cilësor.

Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk
Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk
Petar Atanasov. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk
Petar Atanasov. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button