Qeveria e Kosovës reagoi ndaj deklaratave të Vuçiqit për kufijtë

Qeveria e Kosovës reagoi ndaj disa deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i vlerësuar ato si “kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse”, transmeton REL.

Sipas një deklarate të Qeverisë së Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më datën 7 shkurt, 2019, në qytetin e Vranjës në Serbi ka thënë se “nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar në Jarinjë dhe Bërnjak”.

Sipas Qeverisë së Kosovës, këto deklarata janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vijon deklarata, ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button