Jessica Biel dhe Timberlake u martuan fshehurazi

Aktorija Jessica Biel dhe këngëtari Justin Timberlake janë martuar fshehurazi vikendin e kaluar në një pushimore skijimi në Jackson Hole, Wyoming, në të njëjtin vend ku u fejuan dhjetorin e kaluar, transmeton gazeta britanike The Sun.

Aktorja javën e kaluar për mediet ka deklaruar se nuk planifikon të martohet por parasë gjithash duket se kjo ka qenë vetëm plan për ti ikur vëmendjes së medieve.

Çifti është në lidhje që nga viti 2007, ato janë ndarë disa herë dhe gjithmonë janë sjellë shumë thashetheme mediale rreth lidhjes së tyre. U ribashkuan në dhjetor për ta përforcuar lidhjen me unaza fejese. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button