Buxheti për vitin 2019-të, 200 milionë denarë për ndërtimin e objektit të UNT-së

Me buxhetin e vitit 2019-të të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), janë ndarë 200 milionë denarë për ndërtimin e objektit të Universitetit “Nënë Tereza”. Objekti në sipërfaqe prej 50 mijë metra katrorë, do të ndërtohet në kazermën e Shkupit, kurse procesi tash për tash është në fazën e kompletimit të dokumentacionit, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

“Për vitin 2019-të janë paraparë disa investime kapitale. Me këtë buxhet Ministria është duke planifikuar që të realizojë ndërtimin e universitetit të ri “Nënë Terezë” në kazermën e Ilindenit”, tha ministri Arbër Ademi gjatë takimit joformal të gazetarëve.

Në mënyrë shtesë, nga sektori për marrëdhënie me publikun njoftuan se shuma e paraparë arrin vlerën prej 200 milionë denarë.

“Me Buxhetin e MASH-it për vitin 2019, për ndërtim të objektit të Universitetit “Nenë Terezë” në Shkup janë planifikuar 200.000.000 denarë”, thanë për Portalb.mk nga MASH-i.

UNT

Në një prononcim të bërë më 7 shkurtRektorati i Universitetit “Nënë Tereza” ka sqaruar në vijim janë përgatitja e punëve administrative për kompletim të dokumentacionit. UNT-ja do të ketë sipërfaqe prej 50 mijë metra katrorë.

“Përgatitëm projektin ideorë dhe jemi në procedurë që të kryejmë punët administrative dhe dokumentacionin, për fillimin e ndërtimit të objektit në një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë, në kazermën e Shkupit, një projekt modern që do ta arsyeton më së miri emrin dhe ekzistencën tonë si institucion i arsimit të lartë. Në ndërkohë jemi në aktivitete intensive për fillimin e riparimit të objektit ekzistues në të njëjtën parcelë, ku pritet të filloj me punë universiteti në vitin e ardhshëm akademik”, thuhet në njoftimin e UNT-së.

Ata sqaruan se kanë filluar në vitin 2016-të me 218 studentë. Në vitin 2017-të kanë pasur 492 studentë, ndërkohë që në vitin 2018-të, në UNT janë regjistruar 656 studentë, në pesë fakultete dhe 36 programe studimi. Në UNT punojnë 100 profesorë e asistentë dhe mbi 50 administratorë. Tash UNT-ja ka filluar edhe me ciklin e dytë të studimeve në shtatë drejtime mësimore.

Universiteti ''Nënë Tereza''
Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi gjatë promovimit të objektit të UNT-së, 2016

Përndryshe, ndërtimi i objektit të UNT-së paraprakisht u ndesh me problemin e sigurimit të lokacionit. Hapësira e ish kazermës Ilinden ku do të ndërtohet tash UNT-ja, iu premtua fillimisht studimeve të disperzuara të Universitetit të Tetovës në Shkup. Megjithëse u premtua se punimet për ndërtimin e objektit të UNT-së do të fillojnë në vitin 2017-të, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

LEXO: ‘Mjegull’ mbi objektin e UNT-së!
LEXO: UT ngelet pa ‘hise’ në ish kazerëm e Ilindenit!
LEXO: Kaloi gjysma e 2017-ës objekti i UNT-së ende askund!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button