Kosovë, Mandati përmes Kuvendit

Autoritetet e Prishtinës tashmë kanë sqaruar çështjen e vazhdimit të mandatit të EULEX-it.

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një letër, të cilën pritet ta dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtin dokument, më pas, presidentja Jahjaga ia dërgon baroneshës Ashton.

Institucionet e Kosovës e kanë qartësuar formën se si do të kërkojnë vazhdimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Prishtinë. Qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, e ka hartuar Letrën, me të cilën EULEX-it i vazhdohet mandati deri në vitin 2014, shkruan “Express”.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se Letra për EULEX-in do të votohet së pari në Kuvend me 2/3 e deputetëve, e pastaj t’i dërgohet Presidentes.

“Kuvendi duhet ta ratifikojë”, ka thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, për “Express”.

Ai ka sqaruar se pastaj e njëjta Letër do t’i dërgohet Presidentes Jahjaga, e cila do të kërkojë nga Baronesha Ashton t’i vazhdohet mandati Misionit më të madh të vendeve të BE-së në Kosovë.

“Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do ta dërgojë Letrën në Bruksel”, ka shtuar Kuçi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button