Shqipëri, Kufiri detar me Greqinë, gati grupet e punës

Çështja e marrëveshjes së kufijve detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është ende pezull, ndërsa me urdhër të kryeministrit janë ngritur dygrupe pune që po punojnë përprodhimin e opsioneve sa më solide për adresimin e këtij problemi.

Për ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti mundësitë e finalizimit të saj janë ende të hapura. 

“Me urdhër të kryeministrit janë krijuar dy grupe pune që po punojnë për prodhimin e opsioneve sa më solide për adresimin e këtij problemi. Pika e referimit në hapat e mëtejshme do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, po për të mos qenë i nxituar do të më lejoni që unë të pres rezultatin e grupeve të punës për ta bërë pastaj publik dhe për të përcaktuar më pas edhe strategjinë që ne do të ndjekim në raport me Greqinë për rinegocimin apo për opsione të tjera padyshim edhe për të mos lejuar spekulime të ndryshme nga aktorë apo faktorë sepse për ministrinë e Punëve të Jashtme mbrojtja e interesave kombëtare është prioriteti më madhor”, – tha Panariti në një prononcim të djeshëm për “Vizion Plus”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button