Gostivar, të hënën do të realizohet aktiviteti “Dita pa makina”

Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental, me iniciativë të kryetarit Arben Taravari, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, e organizon “Ditën pa makina”.

Aktiviteti do të mbahet të hënën (11.02.2019), me ç’rast do të ndalohet trafiku në pjesën qendrore të qytetit, respektivisht në rrugët e cekura në vijim:

  • Rruga “APJ” (rruga e Dibrës) prej në qendër deri te kryqëzimi me bulevardin Vëllezërit Gjinoski
  • Rruga Ilindenska (ish Boris Kidriç) prej në qendër deri te kryqëzimi me bulevardin Goce Dellçev (City Center), dhe
  • Rruga M.Ç.Filiposki prej te Vitamin Aga deri te kryqëzimi me rrugën Borçe Jovanoski

Mbarëvajtjen e komunikacionit gjatë realizimit të këtij aktiviteti, do ta sigurojë Stacioni policor – Gostivar.

Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti senzibilizues duke shmangur shfrytëzimin e automjeteve pa ndonjë nevojë, sidomos në këtë ditë por edhe në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button