Mbikëqyrja e ATO-s, është shpallur konkursi për tre anëtarë të Këshillit Civil

Me 59 vota “për”, dhe 17 “kundër” në seancën e 85-të të Kuvendit të Maqedonisë është shpallur konkursi për angazhim edhe të tre anëtarëve të tjerë të Këshillit Civil Mbikëqyrës, transmeton Portalb.mk.

Sipas shpalljes së konkursit, Këshilli ka nevojë për dy ekspertë dhe një pjesëtarë të sektorit civil që fushë të veprimit e kanë të drejtat, sigurinë dhe mbrojtjen e njeriut.

Si kriter në Konkurs është se kandidati duhet të ketë 7 vjet përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, të sigurisë, të telekomunikimeve, dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe sigurisë së njeriut.

Këshilli Civil do të funksionojë në kuadër të Komisionit për Zbatim të Masës së Veçantë Hetuese, kurse do të mbikëqyr punën e Agjencisë Tekniko Operative (ATO).

Më 21 janar në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, u zgjodhën 3 anëtarë dhe kryetarja e Këshillit për Mbikëqyrje Civile: Margarita Caca Nikollovska, ndërsa për anëtarë, Ice Iljevski, Gordan Kallajxhiev dhe Filip Stojanovski.

Meqë kishte reagime se pse nuk ka përfaqësim të pakicave, u vendos që konkursi të shpallet sërish.

Mosplotësimi i Këshillit Civil, siç njoftoi kryetari i Komisionit për Zbatim të Masës së Veçantë Hetuese, Emil Dimitriev u alarmua gjatë vizitës së ekspertëve të Bashkimit Evropian, ku bashkë me mosangazhimin e ekspertëve të përhershëm në Komision e Parlamentit, u panë si bllokadë e procesit të realizimit të reformave të shërbimit të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button