Maqedoni, ndërroi jetë një foshnjë nga sëmundja e fruthit

Një foshnjë gjashtë muajshe ka ndërruar jenë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Fëmija ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak sëmundjes së fruthit, temperaturës së lartë, ndërsa ka pasur probleme edhe me zemrën dhe mushkëritë, transmeton Portalb.mk.

“Fëmija së pari është shëruar në spitalin në Kozle, ndërsa më pas është dërguar në Klinikën për Sëmundje Infektive ku mjekët nuk kanë mundur të përballohen me komplikimet. Sinqerisht shpresoj se tenderi i vaksinimit do të vazhdojë për shkak se është gjëja e vetme që duhet të bëhet me qëllim që të ndihmojë imunitetin kolektiv”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe.

Foshnja gjashtëmuajshe është viktima e parë nga sëmundja e fruthit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button