Janë rritur rrogat e të punësuarve në Fakultetin e Mjekësisë

Në seancën e djeshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi informatën për dhënien e pajtueshmërisë për rritjen e rrogave e të punësuarve në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Qeveria i angazhoi shërbimet profesionale të Fakultetit të Mjekësisë t’i bëjnë llogaritë dhe të bëjnë pagesën e rrogave të të gjithë të punësuarve me orar të plotë të punës në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, më të lartë për pesë për qind duke filluar nga janari i këtij viti.

Ndryshe, rritja e rogave për pesë për qind për punonjësit shëndetësor është parashikuar me buxhetin e vitit 2019. Ndërsa për mjekët rritja e rrogës është dhjetë për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button